|
Ndėrtimi i koridorit 8 perfundon nė 2013
BARI, 20 SHTATOR 2003 - Ministrat e Transportit tė 5 vendeve qė pėrfshihen nė Korridorin 8 janė angazhuar dje gjatė takimit qė u zhvillua nė Bari tė Italisė pėr pėrfundimin e kėtij projekti brenda vitit 2013. Duke ushtruar nė kėtė mėnyre presion te organet vendimmarrėse tė Komisionit Evropian pėr tė mos miratuar njė studim teknik qė parshikon shtyrjen e financimeve pėr kėtė projekt deri nė vitin 2020.
Korridori 8 pėrfaqėson njė mundėsi zhvillimi dhe pėr kėtė arsye realizimi i tij kėrkohet me ngulm nga tė gjitha vendet e interesuara, theksuan dje nė Bari tė gjithė ministrat e Transportit, tė cilėt nė pėrfundim tė takimit tė zhvilluar nė Fiera del Levante nėnshkruan njė dokument ku parashtronin synimet e tyre.
Ministri grek i Transporteve, Kristos Verelis, ai i Maqedonisė Milaim Ajdini, i Shqipėrisėe Spartak Poēi dhe Zėvendėsministrja bullgare Aneliya Krushkova, i paraqitėn kolegut tė tyre italian, Pietro Lunardi, situatėn nė vendet e tyre duke theksuar rendėsinė e kėtij projekti. Ministri grek deklaroi se ėshtė realizuar 56 % e infrastrukturės dhe se qėllimi i qeverisė sė tij ėshtė zhvillimi i zonės sė Ballkanit edhe nė kuadrin e parashikimit tė zgjerimit tė Bashkimit Evropian. Verelis foli, gjithashtu, edhe pėr planin e qeverisė greke qė parashikon punime tė shumta nė rrjetet rrugore tė vendeve juglindore.
Perfaqėsuesi i Republikės sė Maqedonisė sugjeroi prezencėn e njė pėrfaqėsuesi pėr ēdo vend nė Sekretariatin qė u inaugurua dje nė Bari dhe shprehu dėshiren pėr njė "unitet" gjithnjė e mė tė fortė pėr tė siguruar lėvizjen e njerėzve dhe tė mallrave. Rreth 22 pėr qind e gjatėsisė totale tė rrjetit rrugor tė parashikuar nga Korridori 8 i takon Maqedonisė.
Zėvendėsministrja bullgare evidentoi rėndėsinė e Korridorit 8 duke kujtuar se "jo vetėm do tė promovojė marrėdhėnie tė integruara, por do tė plotėsojė edhe kushtet pėr njė zgjerim tė ardhshėm tė Bashkimit Evropian". "Pėrpjekjet e pėrbashkėta do tė na inkurajojnė pėr tė thelluar bashkėveprimin tonė, duke tėrhequr kapitale tė reja publike dhe private. Njė infrastrukturė moderne do tė bėjė tė mundur thellimin e marrdhėnieve njerėzore dhe t'i jap fund konflikteve dhe qėndrimeve armiqėsore", theksoi ajo. Nė pėrfundim tė fjalės sė saj, Krushkova pėrkrahu mundėsinė e njė lidhjeje hekurudhore direkte mes Detit Adriatik dhe Detit tė Zi pėr tė fuqizuar marrdhėniet mes Kaukazit dhe Azisė Qendrore.
Ministri shqiptar, Spartak Poēi, mbajti qėndrimin mė kritik, duke shprehur mosaprovimin e tij pėr faktin se nuk janė bėrė hapa pėrpara pėr realizimin e Korridorit 8 dhe ka shpjeguar se, Shqipėria po punon pėr ndėrtimin e degėve tė ndryshme dhe segmenteve rrugore qė lidhen me to, si edhe pėr zhvillimin e porteve, sidomos atij tė Durrėsit, qė duhet tė arrijė standartet evropiane.
ECIKS / KORRIERI
|