Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

BE pėrfundon spekulimet: KORIDORIN 8 NDĖRTOJENI VETĖ


BRUKSEL, 11 SHTATOR 2003 - Korridori 8 nuk ėshtė pjesė e planeve tė BE-sė. Kjo ėshtė pėrgjigja zyrtare e Bashkimit Evropian. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn Panorama, Gilles Gantelet, zėdhėnės i komisioneres evropiane pėr transportet Loyola de Palacio, tregon se gjithēka qė ėshtė thėnė nga mediat iltaliane pėr Korridorin 8 nuk ėshtė e vėrtetė .

Ai shpjegon se ndėrtimi i kėtij korridori ėshtė pjesė e bashkpunimit tė vendeve nė tė cilat ai kalon dhe jo pjesė e planeve tė BE-sė. Nga ana tjetėr, ai thekson se deri tani Shqipėria nuk ka paraqitur asnjė projekt nė BE pėr tė marrė financime. Sidoqoftė, duket se Korridori 8 as nuk nxitet dhe as nuk frenohet nga Bashkimi Evropian, por nga vetė vendet ballkanike, nga tė cilat ai do tė kalojė.

Ditėt e fundit, disa media italiane kanė folur pėr braktisje tė Korridorit 8, nė raportin e hartuar nga Karel Van Miert. A i ka ndryshuar ky raport prioritetet e vendosuara nė Essen 6 vite mė parė?

Raporti Van Miert ėshtė keqkuptuar nga gazetarėt italianė, tė cilėt, nuk kanė kėrkuar sqarime pranė zyrės tonė. Prioritetet e Essen-it deri nė vitin 2010, pėrfshijnė vetėm rrjetet rrugore transevropiane, dhe tė gjitha kėto prioritete janė konfirmuar dhe nė raportin e fundit. Ajo qė duhet sqaruar ėshtė qė korridoret kompletojnė ose artikulohen me kėto rrjete, por nuk bėjnė pjesė nė to dhe as nė raport.

Nė ē'kuadėr pėrmendet Korridori 8 nė raport?

Nė raport ėshtė folur pėr kėtė korridor apo dhe pėr tė tjerėt, por vetėm nė mėnyrė indirekte, pėr ato pjesė tė tij qė lidhen me rrugėt e Evropės sė Bashkuar. Korridori 8 nuk bėn pjesė nė rrjetet rrugore transevropiane por ėshtė angazhim i pėrbashkėt i disa shteteve nė kuadrin e njė memorandumi tė nėnshkruar mes tyre. Duhet theksuar qė janė kėto tė fundit qė angazhohen pėr kryerjen e punimeve, secili nė shtetin e vet. Van Miert u ka bėrė thirrje kėtyre shteteve pėr mė shumė angazhim, pasi thelbi i kėsaj polemike nuk ėshtė Bashkimi Evropian. Problemi qėndron tek shtetet qė shpallin projekte tė mėdha, qė ne i mbėshtesim, por qė kėta tė fundit duhet t'i realizojnė, tė angazhohen dhe tė paguajnė. Konkretisht, kėto shtete kanė premtuar tė bėjnė diēka brenda 10-vjetėsh, por deri tani nuk kanė bėrė asgjė. Komisioni Evropian shpreson nė ambicie realiste. Duhet t'ju them qė Korridori 8 u premtua nė shtator tė vitit 2002 nga vendet nėnshkruese tė memorandumit. Dhe kjo ėshtė baza, jo raporti Van Miert. Shtetet duhet tė angazhohen nė realizimin e punimeve, nga ana tjetėr, Komisioni Evropian do t“i ndihmojė dhe do tė mbajė premtimet e tij.

Komisioni ka bėrė njė komunikatė shtypi ku ka mbėshtetur kėto vende dhe ku ka shpjeguar rėndėsinė e projektit. Nga kėto vėnde, vetėm Italia, Greqia dhe Sllovenia sė shpejti bėjnė pjesė nė rrjetet transevropiane. Shtetet e tjera qė kanė nėnshkruar nuk bėjnė pjesė nė kėtė projekt, prandaj dhe mendoj se ka pasur konfuzion nga ana e atyre personave qė kanė kėrkuar tė pėrziejnė rrjetet rrugore evropiane me Korridorin 8, qė nė raport shfaqet vetėm pėr disa pjesė rruge tė vogla.

Nė raport, krahas Korridorit 8 pėrmendet dhe viti 2020. Pse kjo datė atėhere, kur Korridori pėrmendet vetėm nė mėnyrė indirekte?

Kalendarin e caktojnė shtetet. Dhe po e ripėrsėris, nuk flitet pėr tėrėsinė e korridorit nė 2020, por bėhet fjalė pėr perspektivat e realizimit qė me ritmin e sotėm duket se do tė zgjasin deri nė vitin 2020. I ngelet shteteve ta realizojnė mė shpejt. Dhe insistoj nė faktin qė tėrėsia e aktorėve tė kėsaj polemike: gazetarėt, politikanėt, apo sipėrmarrėsit, duhet ta kuptojnė mirė qė ka ardhur koha qė kur flitet pėr korridoret, dhe ky shembull po e tregon mirė, duhet bėrė shumė kujdes nga impresionet fallco, apo tė vetquajturat polemika politike, pasi ka diēka qė nuk ndryshon kurrė, dhe kjo gjė ėshtė realiteti i punimeve, realiteti i angazhimeve.

Janė shtetet qė janė pėrgjegjės dhe qė duhet tė konfirmojnė angazhimet e tyre. Nuk i shėrben askujt tė gjendet fajtori nė Bruksel, pasi problemi i Korridorit 8 nuk bazohet nė Bruksel, por tek nėnshkruesit e memorandumit qė janė: Italia, Shqipėria, Sllovenia, Kroacia ...deri tek Greqia. Nuk mjafton tė firmosėsh letra pa i vėnė nė jetė angazhimet e marra. Tashmė iu ngelet atyre tė lėvizin. Ne kemi besim se Korridori 8 do tė ecė shpejt.

A do t'i mbajė Komisioni Evropian angazhimet financiare?

Nėse kėto vende na ndėrtojnė njė korridor tė bukur, sa mė shpejt tė jetė e mundur, ne do tė respektojmė angazhimet tona financiare. Nuk ėshtė problem i Bashkimit Evropian por ėshtė problem i shteteve qė iu ngelet tė bėjnė punėn e tyre. Raporti Van Miert nuk flet mė shumė pėr Korridorin 8, pasi nuk flet pėr korridoret. Raporti Van Miert flet pėr rrjetet transevropiane tė Evropės sė zgjeruar deri nė 2007, ku bėnin pjesė anėtaret e atyre vendeve qė do tė jenė anėtarė tė kėsaj organizate deri nė atė vit. Korridori ėshtė tjetėr gjė, tjetėr financim, dhe nė kėtė rast ne mbėshtetemi nė memorandumet e marrėveshjeve tė nėnshkruara nga vendet e ndryshme. Bėhet fjalė pėr angazhimin e Shqipėrisė dhe tė partnerėve tė saj. Ndoshta disa nga kėto vende janė mė tė pazhvilluar se tė tjerat, por nuk ėshtė faji ynė.

Cili ėshtė roli i Shqipėrisė nė kėtė histori?

Shqipėria duhet tė paguajė, tė prezantojnė planet, tė shohė bashkfinancimet, dhe tė realizojė atė pjesė tė korridorit qė pėrfshinė kufijtė e saj. Shtetet nėnshkruese paguajnė secili rreth 80 pėrqind tė fondeve dhe Komisioni Evropian mbulon 10 deri nė 20 pėrqind tė tyre. Ndėrsa studimet dhe projektet financohen deri nė 50 pėrqind nga komuniteti evropian.

Duhet sqaruar qė korridoret janė ēėshtje ndėrqeveritare qė duhen trajtuar me shtetet pėrkatėse. Polemika e fundit ėshtė njė histori fallco. Mendoj se nė vend qė tė bėhen fushata mediatike, do ishte mė mirė tė ecej pėrpara nė ēėshtje konkrete, me pak fjalė e shumė punė. Nė tė ardhmen problemi do tė krijohet nėse vetė shtetet nuk respektojnė angazhimet e tyre.


Reagon Qeveria Shqiptare: “I kemi dorėzuar projektet nė BE”

Qeveria shqiptare ka paraqitur pranė strukturave tė Bashkimit Europian tė gjitha projektet qė kanė lidhje me Korridorin 8. Ky ka qenė reagimi zyrtar i Zėdhėnėsit tė qeverisė Aldrin Dalipi. Sipas tij, qeveria shqiptare "do tė vazhdojė tė nxisė edhe nė tė ardhmen iniciativat ndėr-rajonale nė kėtė drejtim, pasi e konsideron kėtė ēėshtje proritare dhe tė rėndėsishme pėr tė ardhmen europiane tė vendit". Dalipi bėri tė ditur se mė 18 Shtator do tė zhvillohet nė Bari takimi i Ministrave tė Transporteve tė Korridorit 8, ndėrsa nė fillim tė muajit Nėntor nė Sofje tė Bullgarisė do tė mblidhen Kryeministrat e vendeve tė kėtij Korridori.

ECIKS / Panorama
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail