Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Ambasadori shqiptar nė BE: Korridori i 8-tė mbetet aktual


BRUKSEL. 11 SHTATOR 2003 - Ambasadori shqiptar nė Bashkimin Europian, Artur Kuko deklaroi dje se Korridori VIII ėshtė ende njė megaprojekt i rėndėsishėm pėr institucionet e Brukselit. Ai e quajti absurde akuzėn se Tirana zyrtare e ka fshehur dhe nuk e ka bėrė publik kėtė dokument tė rėndėsishėm.

Zoti ambasador, media dhe opozita shqiptare kanė pretenduar ditėt e fundit se Korridori VIII nuk ėshtė nė planet e financimit tė BE-sė deri nė vitin 2020. Sa ėshtė i vėrtetė ky informacion?

Pikė sė pari, unė dua tė theksoj se raporti voluminoz i hartuar nga Van Miert nuk ėshtė njė projektvendim qė do tė shtrohet pėr miratim nė strukturat e BE-sė. Ky raport ngjan mė tepėr me njė relacion mbi tė cilin do tė diskutohet mė pas nga vendet anėtare tė Bashkimit Europian, nga Komisioni Europian dhe mė pas do tė miratohet nė Parlamentin Europian. Pra, dua tė them qė nuk kemi tė bėjmė me njė vendim tė Bashkimit Europian, sepse ėshtė krijuar pėrshtypja sikur Korridori VIII ėshtė mėnjanuar nga financimet.

A ėshtė e vėrtetė qė nė raportin e Van Miert, mėnjanohet financimi i Korridorit VIII?

Dua tė theksoj se zėdhėnėsi i Komisionit Europian pėr transportet, Gantelet i mohoi kėto zėra. Ai deklaroi se Korridori VIII mbetet ende tejet i rėndėsishėm pėr Bashkimin Europian. Pastaj, raporti i Van Miert nuk ka para, por ai flet pėr prioritetet e financimeve tė BE-sė pėr vitet e ardhshme. Janė paraqitur 100 projekte dhe nga kėto, 20 projekte janė futur nė fazėn e parė tė financimeve.

A i keni informuar ju institucionet tona, konkretisht Ministrinė e Jashtme pėr raportin e Van Miert?

Unė mendoj se ėshtė absurde akuza se Tirana zyrtare nuk ka qenė e informuar apo ka fshehur raportin. Dokumenti ka qenė i botuar i plotė nė internet, nė sitin zyrtar tė BE-sė, pra askush nuk e ka fshehur dhe nuk bėhet fjalė pėr mungesė informimi.

Nėse raporti i Van Miert do tė miratohet nė strukturat e BE-sė, sa mund ta dėmtojė kjo Korridorin VIII dhe vendin tonė?

Edhe njė herė dua tė them se raporti nuk do tė miratohet sepse ai nuk ėshtė njė projektvendim, por njė studim qė strukturat e BE-sė i kanė kėrkuar njė grupi ekspertėsh tė nivelit tė lartė ta hartojnė. Nė bazė tė kėtij dokumenti voluminoz, do tė realizohen diskutime tė mėtejshme tė vendeve anėtare dhe mė pas do tė vendoset. Megjithatė, unė dua tė them se nuk ėshtė faji im qė Shqipėria nuk ėshtė vend kandidat apo anėtar i Bashkimit Europian. Financimi i Korridorit VIII dhe projekteve qė i interesojnė Shqipėrisė do tė varet gjithnjė nga statusi ynė dhe i vendeve fqinje qė aspirojnė t'i bashkohen BE-sė, si Maqedonia apo Bosnja dhe Hercegovina. Nė kėtė situatė, ne do tė operojmė me vendet anėtare tė BE-sė me tė cilat kemi interesa tė pėrbashkėta dhe tė cilat na mbėshtesin si Italia apo Austria.

ECIKS / Gazeta Shqiptare
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail