|
Shqipėri: 40% mė pak turistė
TIRANE, 11 SHTATOR - Ndonėse zyrtarisht shifrat lidhur me sezonin turistik qė po pėrfundon nuk janė deklaruar, njė gjė dihet me siguri: kėtė verė nė Durrės pushuan mė pak turistė se vitin e kaluar, i cili do t'u mbetet nė mendje gjatė pronarėve tė hoteleve.
Statistikat flasin pėr 25 pėr qind deri nė 40 pėr qind mė pak turistė se vitin e kaluar. Pa dyshim, ata qė ndikojnė nė kėtė drejtim janė pushuesit nga Kosova dhe nga Maqedonia, tė cilėt ēdo vit kanė pėrbėrė numrin mė tė madh tė turistėve qė kanė preferuar Durrėsin. Disa nga arsyet qė kanė ndikuar negativisht nė mbarėvajtjen e sezonit janė mungesa e higjienės, ajo e infrastrukturės rrugore, si dhe mungesa e ujit tė pijshėm dhe e energjisė elektrike.
Kosovarėt, tė cilėt i munguan plazhit tė Durrėsit, i kaluan pushimet e tyre nė plazhet e Malit tė Zi, duke iu rikthyer kėshtu traditės sė vjetėr. "Ministria e Turizmit tė ish-Jugosllavisė botoi nė gazetat vendase tė gjithė artikujt kritikė qė vetė shtypi shqiptar botoi pėr problemet nė plazhin e Durrėsit", pohon Ganiu nga Prizreni.
Edhe pse ēmimet e dhomave dhe tė shėrbimeve tė tjera u ulėn ndieshėm nga pronarėt durrsakė, kjo nuk i rregulloi balancat. "Pėr vitin qė vjen tė paktėn tė rikonstruktohet rruga e plazhit dhe tė pėrmirėsohet furnizimi me ujė". Kjo ėshtė kėrkesa e pėrsėritur disa herė nė tė gjitha instancat shtetėrore nga ana e pronarėve tė hoteleve dhe lokaleve tė plazhit, tė cilėt mbijetojnė me kėtė aktivitet. Dhe nė fakt ata nuk janė pak.
ECIKS / Gazeta Shqiptare
|