|
Italia premton tė angazhohet pėr koridorin 8
BARI - Zėvendėssekretari italian pėr Infrastrukturėn, Guido Viceconte, siguroi angazhimin maksimal tė qeverisė italiane pėr Korridorin VIII, rrjetit tė madh ndėrevropian tė transportit qė pėrfshin Italinė, Shqipėrinė, Bullgarinė, Maqedoninė, Greqinė dhe Turqinė. Me anė tė njė komunikate, ai theksoi se Korridori VIII pėrbėn "njė program kompleks, thelbėsor pėr kohezionin territorial mes Adriatikut dhe Ballkanit, Detit tė Zi dhe Lindjes sė Mesme, qė duhet realizuar plotėsisht brenda vitit 2015". Viceconte njoftoi gjithashtu se Pulja, pėrveē faktit qė ėshtė qyteti ku zhvillon aktivitetin e tij Sekretariati Teknik i Korridorit VIII, kandidohet pėr tė qėnė edhe sporteli i Bankės Evropiane tė Investimeve. Qeveria italiane ėshtė e vetėdijshme se Korridori VIII, si i barabartė me korridoret e tjerė ndėrevropianė, "nuk ėshtė njė vepėr qė jepet me sipėrmarrje". Korridori VIII pėrbėn "aktualizimin e njė sistemi kompleks bashkėpunimi qė parashikon realizimin, praktikisht nga zeroja, tė infrastrukturave rrugore prej 960 kilometrash, tė rrjeteve hekurudhore prej 1270 kilometrash, tė veprave tė rėndėsishme detare, tė stacioneve tė reja aeroportuale" qė pėrfshijnė njė sistem tė rėndėsishėm tubacionesh gazi dhe nafte. Pikat kyēe, porti i Varnas dhe porti i Durrėsit, i ofrojnė njė programi kaq tė artikuluar karakteristikat e njė sistemi tė integruar nė gjendje tė veprojė nė lindje me Bakun, ku ekzistojnė vendburime tė pasura me naftė dhe nė perėndim me Mesdheun dhe me Italinė.
ECIKS / Balkanweb
|