|
Bashkimi Europian braktis Korridorin 8
BRUKSEL, 09 SHTATOR 2003 - Bashkimi Europian pėrjashton Korridorin e 8-tė nga lista e financimeve. Sipas komisionerit europian Van Miert, projekti i Korridorit tė 8-tė nuk figuron nė listėn e objekteve pėr financim tė paktėn deri nė vitin 2020. Sipas kėtij raporti, korridori Shqipėri-Maqedoni-Bullgari nuk ėshtė njė nga prioritetet e Bashkimit Europian (BE), sepse financimet e kėtyre shteteve do tė shkojnė pėr projekte tė tjera mė tė rėndėsishme. Por hapi i radhės do tė ngelet nė duart e Italisė, e cila do tė vendosė pėrfundimisht nėse Korridori 8 do tė jetė njė nga prioritetet e Bashkimit Europian ose jo. Pėrndryshe Shqipėrisė dhe dy vendeve tė tjera tė rajonint do tu duhet tė presin rreth 17 vjet tė tjera pėr tė marrė financime tė plota pėr ndėrtimin e kėtij korridori ballkanik. Alarmi pėr braktisjen e financimit tė kėtij korridori nga Bashkimi Europian e kanė dhėnė disa gazeta italiane, sipas tė cilave Korridori Paneuropian qė pėrshkon Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Bullgarinė, nuk figuron nė listėn e financimeve tė Bashkimit Europian. Sipas gazetės italiane La Gazzetta del Mezzogiorno, pėrveē rrezikut qė i kanoset Korridorit tė Tetė, ky rrezik mund tė pėrfishijė edhe naftėsjellėsin transballkanik Burgas-Vlorė.
Kostoja e projektit
Njė nga projektet mė tė rėndėsishme tė vendit tonė rrezikohet qė tė mos zbatohet, tė paktėn deri nė vitin 2020, pra pas 17 vjetėsh. Qeveria shqiptare e ka shpallur kėtė projekt si prioritet kombėtar, por Bashkimi Europian, me sa duket, kėrkon qė tė mos e financojė mė. Sipas gazetės italiane La Gazzetta del Mezzogiorno, pėr Korridorin Paneuropian duhen dhjetėra miliardė euro pėr tė ndėrtuar infrastrukturėn, rrugėt, tunelet dhe urat, sidomos nė pjesėn maqedonase tė kėtij korridori. Pėrveē disa investimeve qė janė bėrė nė Shqipėri, rrugėn Tiran-Durrės me 4 korse dhe pjesėn tjetėr me dy korsi nė Maqedoni ėshtė bėrė shumė pak. Kėshtu, korridori qė pritej ti sillte shumė pėrfitime vendit tonė, duhet tė presė edhe pėr shumė vjet, sepse nėse miratohet vėrtet mosmiratimi i financimeve nga Bashkimi Europian, ky projekt do tė diskutohet sėrish vetėm pas 17 vjetėsh.
Pse bllokohen financimet
Raporti i komisionerit Van Miert akuzon Greqinė pėr bllokimin e fondeve pėr financimi i Korridorit tė Tetė. Sipas kėtij raporti, Greqia gjatė presidencės sė radhės sė Bashkimit Europian ka sabotuar qėllimisht projektin pėr tė favorizuar korridorin 10, qė kalon nė vendin e saj. Gazeta italiane pohon se projekti qė pėrjashton Korridorin e 8-tė nga lista e financimeve tė viteve tė ardhshme ėshtė projektuar qė nė janar tė vitit 2003, kur Greqia mbante presidencėn e radhės sė Bashkimit Europian. Kėshtu, gazetat italiane fajėsojnė pėr dėshtimin e financimeve tė Korridorit 8 pikėrisht kėtė vend. Por ato nuk pėrjashtojnė faktin se financimi i kėtij projekti ėshtė ėshtė lėnė jashtė edhe pėr faktin se ėshtė shumė i kushtueshėm.
Anėtarėsimi nė BE
Shqipėrisė do ti duhen edhe shumė vite qė tė anėtarėsohet nė Bashkimin Europian. Pėrndryshe projekti i Korridorit tė 8-tė nuk do tė ishte lėnė mėnjanė. Nė raportin Van Miert citohet se njė arsye tjetėr pėr shtyrjen e financimeve pėr Korridorin e 8-tė ėshtė se vendet ku kalon ky korridor nuk kanė ndonjė perspektivė tė afėrt pėr tu anėtarėsuar nė Bashkimin Europian.
ECIKS / Shekulli
|