|
Aeroporti i Kukėsit brenda 20 muajve hap dyert
TIRANĖ - Shqiptarėt do tė kenė mė shpejt se sa ishte parashikuar njė aeroport tė ri kombėtar. Aeroporti i Kukėsit pritet tė pėrfundojė brenda 20 muajve, sepse firma ndėrtuese ka pėrshpejtuar punimet. Ndėrtimi i kėtij aeroporti ėshtė financuar nga qeveria e Emirateve tė Bashkuara me njė fond prej 22 milionė euro, ndėrkohė qė pritet qė ky shtet tė financojė edhe projekte tė tjera. Kėtė e pohon pėr gazetėn ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poēi, sipas tė cilit aeroporti i qytetit tė Kukėsit do tė pėrfundojė para parashikimeve. Emiratet e Bashkuara kanė shprehur dėshirėn qė tė financojnė edhe njė pjesė tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė, -shprehet Poēi. Sipas tij, Emiratet e Bashkuara shprehėn interes pėr tė financuar njė pjesė tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė, nga aeroporti i Kukėsit deri nė kufi, nė Morinė. Kėshtu, qė nė shenjė respekti pėr Emiratet e Bashkuara, Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve i ka kėrkuar qeverisė shqiptare qė aeroportit tė Kukėsit ti jepet emri i kryetarit tė shtetit tė Emirateve tė Bashkuara. Firma Al-Karaf ka punuar jashtėzakonisht mirė dhe ka kapėrcyer fazėn mė tė vėshtirė tė fillimit tė punimeve, e cila duhej tė pėrfundonte nė kohė tė thatė, -pohon ministri. Sipas Poēit, ndėrtimi i aeroportit tė Kukėsit do tė vazhdojė pandėrprerė, sepse financimi i dhėnė prej Emirateve tė Bashkuara ėshtė i plotė dhe mundėson tė gjithė punimet. Ky aeroport pritet qė tė punėsojė rreth 150 punonjės, por mbi tė gjitha do tė bėhet shkak pėr hapjen e njė biznesi mė tė gjerė nė qytetin e Kukėsit, nė shtimin e pikave tė karburantit dhe mjaft shėrbimeve tė tjera qė do tė ketė ky aeroport. Kėtij qyteti kaq tė rėndėsishėm, qė vuajti shumė gjatė periudhės sė krizės sė Kosovės, do ti shtohen pėrveē rrugės, edhe fasilitete tė tjera tė infrastrukturės, siē ėshtė fluturimi ajror, -pohon ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Aeroporti i Kukėsit dhe rruga e re Durrės-Kukės-Morine pritet qė nė vitet e ardhshme tė sjellin njė zhvillim tė zonės veriore tė vendit, e cila ka edhe njė nivel mė tė ulėt jetese.
SHEKULLI / ECIKS
|