Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Pėrkeqėsohen treguesit e ekonomisė


TIRANĖ - Ēmimet jane rritur, te ardhurat jane ne ulje, deficiti buxhetor eshte ne rritje, duke sinjalizuar per nje performance jo te mire te ekonomise shqiptare. Banka e Shqiperise ne raportin e fundit te politikave monetare per muajin korrik beri te ditur treguesit qe pasqyrojne recensionin e ekonomise.

Treguesit e ekonomise pergjate muajit korrik kane shkuar drejt perkeqesimit. Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise gjate analizes se politikave monetare per muajin korrik ka konstatuar se, niveli i cmimeve ka ardhur ne rritje, te ardhurat buxhetore jane ulur, duke ndikuar keshtu ne rritjen e deificitit buxhetor, likuideti ne bankat e nivelit te dyte eshte ulur rreth 5 miliarde leke, shpenzimet e qeverise nuk jane realizuar, ndersa kane rene edhe normat e interesit te depozitave ne leke. Kesaj situate pritet t'i shtohet edhe ndikimi i negativ i zgjedhjeve lokale te tetorit, duke u shnderruar ne nje rrezik real per realizimin e disa treguesve kryesore makroekonomike qe kane te bejne me rritjen e ekonomike dhe me nivelin e cmimeve. Indeksi i cmimeve te konsumit gjate korrikut tejkaloi me 0.16 pike perqindje objektivin e siperm te vendosur nga Banka e Shqiperise. Norma vjetore e inflacionit shenoi 4.16 per qind, nderkohe qe objektivi per kete tregues eshte 2-4 per qind. Kursit i kembimit ne muajin korrik ka shfaqur nje ecuri simetrike te dy monedhave kryesore, euros dhe dollarit, kundrejt lekut. Monedha vendase u nencmua mesatarisht 1.1 per qind kundrejt dollarit amerikan dhe u mbicmua 1.6 per qind kundrejt euros. Sakaq, oferta monetare ka pesuar rritjen me te madhe mujore qe prej fillimit te vitit, me 4.3 miliarde leke, si rezultat i rritjes se depozitave me afat si ne leke ashtu edhe ne valute. Keto te fundit perbenin rreth 30 per qind te rritjes se depozitave totale. Deficiti buxhetor shenoi rritje ne muajin korrik. Institucionet taksambledhese, tatime dhe dogana nuk kane arritur te grumbullojne vlerat monetare sipas planit vjetor, duke krijuar keshtu nje deficit ne te ardhurat e buxhetit per shtatemujorin ne me shume se 25 milione dollare. E gjendur ne kete situate qeveria eshte e detyruar te shkurtoje disa shpenzime buxhetore, nderkohe qe pritet te marre edhe disa reforma administrave, te cilat pritet te synojne ndryshime te reja ne krye te stafit te doganave. Banka e Shqiperise bene te ditur se, deficiti buxhetor deri tani eshte mbuluar krejtesisht me burime te brendshme. Ne muajin korrik deficiti u mbulua ne pergjithesi nga bankat e nivelit te dyte, ndersa Banka e Shqiperise vazhdon te mos marre pjese ne financimin e tij. Sistemi bankar gjate periudhes korrik-gusht vazhdon te rezultoje me teprice likuiditeti. Nga te dhenat operative, per muajin korrik likuiditeti i sistemit vleresohet te jete ulur ne nivelin 4-5 miliarde leke. Tendenca e pergjithshme ka qene renia e normave te interesit per lekun, e ndikuar kjo nga tendencat ne ulje te inflacionit. Tre vitet e fundit ekonomia shqiptare eshte perballuar me nje recension te vazhdueshem, e reflektuar kjo ne ritmet e rritjes e ekonomike dhe ne uljen e numrit te sipermarrjeve private.

ECIKS / KORRIERI
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail