Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Korridori 8 - AMBO, zbarkojnė amerikanėt nė Tiranė


TIRANĖ, 20 GUSHT 2003 - Naftėsjellėsi transballkanik dhe ndėrtimi i termocentralit tė ri nė qytetin e Vlorės ka sjellė nė Shqipėri presidentin e kompanisė amerikane AMBO, Ted Ferguson, dhe investitorė tė huaj. Investimet amerikane kanė pėr qėllim transportimin e naftės nga Kazakistani, Azerbajxhani dhe Rusia nė portin e Vlorės dhe mė pas drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve tė ndryshme tė Evropės. Presidenti i kompanisė AMBO dhe investitorėt e huaj dje janė takuar me ministrin e Financave, Kastriot Islami dhe me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, ndėrsa sot pritet qė tė takohen me ministrin e Industrisė dhe Energjitikės, Viktor Doda dhe me zv/kryeministren dhe ministren e Shtetit, Ermelinda Meksin.

"Qeveria shqiptare ėshtė nė fazėn e pėrfundimtare tė bisedimeve pėr projektin AMBO" -ėshtė shprehur ministri i Financave, Kastriot Islami. Shqipėria pritet qė tė pėrfitojė rreth 45 milionė dollarė nga tranzitimi i naftėsjellėsit AMBO, i cili do tė fillojė nga Bullgaria, do tė kalojė nė Maqedoni dhe do tė pėrfundojė nė portin e Vlorės. Gjurma ku do tė kalojnė tubacionet e naftėsjellėsit AMBO tashmė ėshtė pėrcaktuar. Bullgaria dhe Maqedonia ka miratuar nė qeveri rrugėn e naftėsjellėsit AMBO, mbrapa ka ngelur vetėm Shqipėria e cila ka evidentuar gjurmėn e naftėsjellėsit, por ai nuk ėshtė miratuar akoma.

Naftėsjellėsi do tė hyjė nė vendin tonė nė Qafė -Thanė, mė pas do tė drejtohet drejt Pėrrenjasit dhe do tė shtrihet pėrgjatė rrugės automobilistike deri nė Librazhd, tubacionet mė pas do tė instalohen nė krah tė lumit Shkumbin deri nė Elbasan, mė tej nė Cėrrik, Fiershegan tė Lushnjes, do tė kthehen nė drejtim tė ish Azotikut tė Fierit dhe mė pas do tė pėrfundojnė nė Portin e Vlorės. Kjo ėshtė rruga qė do tė ndjekė naftėsjellėsi Burgas-Vlorė nė vendin tonė, sqaron kryetari i Agjencisė Kombėtare tė Energjisė, Besim Islami. Sipas tij, Kėshilli i Rregullimit tė Territorit i prefekturave ku kalon naftėsjellėsi transballkanik duhet tė miratojė lejen e ndėrtimit, e cila mė pas duhet tė paraqitet nė Kėshillin Kombėtar tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė (KKRRTRSH).

Agjencia Kombėtare e Energjisė ėshtė duke pėrgatitur tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm, i cili do t'u dorėzohet qarqeve ku kalon naftėsjellėsi. Prefekturat e Pogradecit, Korēės, Fierit, Vlorės dhe Elbasanit janė ato qė do tė shqyrtojnė sė shpejti lejen e ndėrtimit tė naftėsjellėsit, i cili do tė kalojė mė pas pėr miratim nga kryeministri Nano. Tubacionet e naftėsjellėsit AMBO do tė transportojnė naftėn bruto nga deti Kaspik dhe Deti i Zi, e cila do tė ketė destinacion portin e Vlorės dhe mė pas anijet do ta shpėrndajnė atė nė vende tė ndryshme tė botės.

Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Banka Botėrore, "The Overseas Private Investiment Corporations of U.S" (OPIK), "Ex/Im Bank" me qendėr nė Uashington dhe EBRD-ja janė bankat qė kanė shprehur interes pėr tė financuar ndėrtimin e naftėsjellėsit Burgas-Vlorė. "OPIC ka dėrguar njė letėr mirėkuptimi dhe bankat e tjera kanė dhėnė garanci pėr interesimin e tyre" sqarojnė specialistėt e Agjencisė Kombėtare tė Energjisė. Sipas tyre, AMBO ka identifikuar burimet financiare qė kėrkon tė marrė si hua nga bankat, shumė kjo qė arrin nė 900 milionė dollarė. Por jo vetėm bankat kėrkojnė qė tė financojnė kėtė vepėr, por edhe institucione tė tjera dhe kompani private. Ndėrkohė qė sipas Ministrisė sė Financave bėhet e ditur se 25 pėr qind e projektit do tė financohet nga kompani aksionere, ku deri tani kanė shprehur interesin pėr dhėnien e 150 milionė dollarėve. Ndėrsa, pjesa tjetėr, rreth 75 pėr qind ose 932 milionė dollarė do tė financohen nga institucionet ndėrkombėtare dhe bankat tregtare, financim qė deri mė sot ėshtė realizuar plotėsisht.

Naftėsjellėsi AMBO mbetet njė projekt nė letėr pėr sa kohė qė tė gjitha shtetet nuk kanė aprovuar gjurmėn ku ai do tė kalojė, dhe pėr sa kohė memorandumi nuk ėshtė miratuar pėrfundimisht. "Pasi tė aprovohet gjurma nga tė tre vendet dhe memorandumi, AMBO do t'u paraqesė bankave kėto dokumentacione si garanci pėr tė marrė financime", pohon pėr gazetėn Besim Islami. Ai sqaron se deri nė fund tė kėtij viti Shqipėria do tė miratojė nė Kėshillat zonalė tė Rregullimit tė Territorit, si dhe nė Kėshillin Kombėtar tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė ndėrtimin e tubacioneve naftėsjellėse qė do tė kalojnė nė vendin tonė.

Brenda gjysmės sė dytė tė vitit 2006, nėse gjithēka do tė shkojė mirė, do tė pėrfundojė naftėsjellėsi AMBO. Naftėsjellėsi AMBO do tė kalojė nga Bullgaria, nė Maqedoni dhe mė pas do tė pėrfundojė nė Shqipėri, duke u bėrė pjesė e infrastrukturės sė Korridorit tė Tetė Europian, lindje-perėndim, ku janė tė pėrfshira autostrada, hekurudha, naftėsjellės dhe telekomunikacionet.

Ministria e Energjitikės pohon se naftėsjellėsi Burgas-Vlorė pėrveē pėrfitimit ekonomik, do t'i shėrbejė edhe TEC-it tė ri nė Vlorė. Sepse depozitat e naftės dhe gazit do tė vendosen pikėrisht nė portin e Vlorės, ku mjaft afėr gjendet edhe sheshi i ndėrtimit i kompanisė AMBO.

Pėrfitimi

Amerikanėt marrin naftėn, Shqipėria 45 milionė $ nė vit nga tranzitimi. Vendi ynė pritet tė pėrfitojė rreth 40-45 milionė dollarė nė vit nga tranzitimi i naftėsjellėsit Burgas-Vlorė. Por, jo vetėm kaq, sepse vendi ynė do tė pėrfitojė edhe mė shumė. Sė pari, nafta e papėrpunuar qė do tė vijė nga vendet e Kaspikut do tė mbėrrijė nė vend me njė kosto shumė mė tė ulėt, gjė qė do tė ndikojė ndjeshėm nė ekonominė shqiptare. Sė dyti, Shqipėria do tė shpėrblehet me koston pėrkatėse qė i takon nga lejimi i kalimit tė naftėsjellėsit nė territorin e saj, si dhe do tė rritet mundėsia pėr mė shumė vende pune, sidomos nė portin e Vlorės. Por kėto avantazhe nuk janė asgjė nė krahasim me impaktin qė do tė ketė realizimi i kėtij projekti tė ideuar dhe tė mbėshtetur nga amerikanėt. Se sa e rėndėsishme ėshtė pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kjo nismė qė i lejon jo vetėm ulje tė konsiderueshme tė deficitit buxhetor, por edhe kontroll tė tregut botėror tė naftės sė papėrpunuar, e tregon interesi qė po tregojnė. Por, burime pranė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės pohojnė se naftėsjellėsi do tė jetė edhe nė funksion tė ndėrtimit tė TEC-it tė ri nė Vlorė. Sepse depozitat e naftės dhe gazit do tė vendosen pikėrisht tek porti i Vlorės, ku mjaft afėr gjendet edhe sheshi pėr kompaninė AMBO.

Naftėsjellėsi

Nafta qė do tė pėrshkojė tubacionet e kompanisė AMBO do tė sigurohet nga Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani, Turkmenistani, duke patur si destinacion pėrfundimtar tregjet e Europės dhe veēanėrisht tė Amerikės Veriore. Naftėsjellėsi transballkanik ka njė gjatėsi prej 913 kilometra dhe njė kapacitet transportues prej 750 mijė fuqi nė ditė. Ai niset nga Buragsi, breg ky nė Detin e Zi tė Bullgarisė dhe do tė pėrfundojė nė portin e Vlorės nė Shqipėri. Qė ky projekt tė realizohet ka nevojė pėr 1.2 miliardė dollarė, fond tė cilin AMBO ėshtė nė rrugė e sipėr pėr ta siguruar. Kompania AMBO ka rėnė pothuajse dakord me institucionet financiare pėr tė siguruar rreth 900 milionė dollarė, sepse pjesėn tjetėr ėshtė nė gjendje ta sigurojė me fondet e kompanisė. Naftėsjellėsi AMBO do tė kalojė nga Bullgaria, nė Maqedoni dhe mė pas do tė pėrfundojė nė Shqipėri, duke u bėrė pjesė e infrastrukturės sė Korridorit tė Tetė Europian, lindje-perėndim, ku janė tė pėrfshira autostrada, hekurudha, naftėsjellės dhe telekomunikacionet.

Projekti

-Si vend tranzit do tė sigurojė tė ardhura nga tarifat e tranzitimit

-Krijohen garanci pėr investitorėt e huaj pėr tė investuar nė Shqipėri nė sektorin e naftės

-Krijon mundėsinė e eksportit tė naftės bruto nėpėrmjet detit nė vendet e tjera

-Do tė jetė njė mundėsi shumė e mirė pėr tė ndėrtuar centrale tė reja elektrike me mazut, qė kushton mė lirė

-Plotėsimi i nevojave tė transportit me naftė vendi, qė do tė ndihmohet nga rehabilitimi i rafinerisė sė Ballshit

Kėrkesat

-Shqipėria duhet qė tė aprovojė gjurmėn e naftėsjellėsit AMBO nė territorin shqiptar, sheshet e depozitave dhe bovave detare pėr ngarkim shkarkimin e anijeve nė Vlorė

-Duhet tė miratohet "Marrėveshja Trepalėshe" pėr projektin AMBO, qė do tė lidhet ndėrmjet Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Bullgarisė

-Vendi ynė duhet tė mbėshtesė projektin e naftėsjellėsit nė takimet dhe institucionet ndėrkombėtare

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail