Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Bujqesia: fillon hartimi i ligjeve per subvensionin


TIRANĖ, 19 GUSHT 2003 - Ministria e Bujqesise dhe e Ushqimit ka filluar hartimin e nje pakete ligjore qe parashikon fillimin e subvensioneve per bujqesine. Ne kete drejtim, se pari eshte duke u hartuar nje ligj per qumeshtin, e cili synon te rregulloje ne menyre te organizuar nje pjese te konsiderueshme te aktivitetit ne fushen e blegtorise. Ministria e Bujqesise do te mbeshtese me fonde ata feremere qe mbajne bageti kryesisht lope, mbi nje numer qe ende nuk eshte fiksuar ne ligj. Ligji do te detyroje fermerin qe te shese qumeshtin ndaj nje pike grumbullimi, e cila orientohet po nga dikasteri i bujqesise. Specialistet ne ministri e vleresojne kete forme mjaft nxitese per prodhimin vendas, duke synuar perdorimin e saj edhe per sektore te tjete te bujqesise. Keshtu pritet te operohet edhe token bujqesore. Mbjellja e nje kulture te caktuar te destinuar per eksport apo per agroperpunimin vendas do te rregullohet me ligj dhe do te subvensionohet nga shteti. Sipas te njejteve specialiste kjo forme e pershtatjes ligjore vjen nga detyrimet qe Shqiperia duhet te permbushe me rastin e antaresimit ne Organizaten Boterore te Tregtise. Ku ka nje standart per politikat subvensionuese dhe qe sigurisht rregullohen me ligj. Ne nje fare mase ky eshte edhe justifikimi qe bujqesia shqiptare nuk i eshte nenshtruar politikave rregullatore dhe subvensionuese, nderkohe qe hapja e tregjeve po vjen vrullshem keto vitet e fundit. Por hartimi i bazes ligjore nuk eshte fundit i zgjidhjes se halleve te sektorit te bujqesise. Gjetja e burimeve te mjaftueshme financiare per venjen ne eficense te ketyre ligjeve eshte nje problem tjeter qe shtrohet per zgjidhje. Nderkohe, qe specialistet ne Ministrine e Bujqesie vleresojne te rendesishem faktin se, hartimi i bazes ligjore per subvensionin do te jete shtegu i clirimit te fondeve qe pritet te akordohen nga buxheti i shtetit dhe nga organizatat donatore. OBT nga ana e saj detyron vendet antare qe te akordojne fonde per zhvillimin e bujqesise ne rreth 4 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB). Kjo shume ne vendin tone eshte e barabarte me me shume se 15 miliarde leke, nderkohe qe shpenzimet per investime ne buxhetin e shtetit te ketij viti jane gjithsej 20 miliarde leke. Roli i bujqesise ne ekonomine e vendit ka rene dukshem keto vitet e fundit. Nga me shume se 50 per qind, pesha e saj ne totalin e PBB nuk eshte me shume se 36 per qind. Nderkohe, qe konkurenca e ashper per shkak te globalizimit te ekonomise pritet te jete nje prove mjaft e veshtire per bujqesine shqiptare, e cila aktualisht po bazohet ne politikat spontane te fermereve.

ECIKS / Korrieri
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail