|
Maqedonia mbron naftėsjellėsin AMBO
Shkup, 27 prill 2007 - Ministri maqedonas pėr investimet e huaja, Gligor Tashkovic, ėshtė shprehur se naftėsjellėsi Shqiptaro-Maqedonas-Bullgar, AMBO, ofron avantazhe kundrejt konkurrentit rajonal.
AMBO, sipas Tashkovichit, ofron avantazhe kundrejt naftėsjellėsit Burgas-Alexandroupolis i cili do tė transportojė naftėn ruse nėpėrmjet Bullgarisė dhe Greqisė.
Ai tha se AMBO me njė gjatėsi prej 895-kilometrash dhe me vlerė 1.5 miliardė USD i cili do tė lidhė portin bullgar tė Burgasit me Vlorėn nuk do tė varet nga fondet qeveritare, njofton televizioni A1.
Po sipas tij AMBO, me pikė fundore Vlorėn ofron njė basen mė tė thellė ujor dhe lehtėsira portuale mė tė mėdha sesa Alexandroupolis nė Greqinė veriore, ky i fundit, sipas tė dhėnave do ta ketė tė vėshtirė tė mbėshtes cisternat e mėdha me karburant.
Duke vazhduar mė tej ministri maqedonas argumentoi se naftėsjellėsi AMBO ėshtė projektuar pėr distance tė gjata dhe ėshtė pozicionuar mė mirė pėr ti shėrbyer tregjeve tė Evropės Perėndimore dhe Amerikės Veriore, sesa Alexandroupoulis.
Tashkovich theksoi se projekti AMBO i cili pėrfshin edhe Maqedoninė si pikė kalimi tė tubacioneve ka marrė mbėshtetjen e kompanive mė tė mėdha tė naftės qė cilat kėrkojnė tė pėrdorin deri njė tė katėrtėn e kapacitetit tė naftėsjellėsit, por nuk bėri tė ditur ndonjė emėr konkret.
Fillimet e punimeve pritet tė nisin mesin e vitit tė ardhshėm dhe mendohet tė pėrfundojnė nė 2011.
ECIKS / Telegrafi
|