|
Pėrcaktohet formula e privatizimit tė ARMO
Tiranė, 5 shkrut 2007 - Qeveria shqiptare ka pėrcaktuar nė mbledhjen e saj tė fundit, formulėn pėr privatizimin e shoqėrisė sė naftės ARMO.
ARMO ėshtė autorizuar qė tė bėjė ndarjen e aseteve fikse dhe tė llogarive financiare, qė lidhen me veprimtarinė e pikave tė tregtimit me pakicė tė karburanteve nė vend, mbi bilancin e datės 31.12.2003.
Privatizimi i pikave tė tregtimit me pakicė tė karburanteve tė bėhet nė pėrputhje me procedurat e privatizimit tė ndėrmarrjeve dhe shoqėrive tregtare shtetėrore, tė vogla dhe tė mesme, tė pėrcaktuara nė vendimet e mėparshme. Sipas vendimeve tė qeverisė shqiptare ato do t'i nėnshtrohen privatizimit ose transformimit tė tyre nė shoqėri tregtare. Shoqėria ARMO ruan tė gjitha tė drejtat mbi asetet, qė i pėrgjigjen veprimtarisė sė pikave tė tregtimit me pakicė tė karburanteve, deri nė ēastin e privatizimit tė tyre. Ministria e Ekonomisė sė Shqipėrisė parashikon qė tė privatizojė kėtė shoqėri strategjike gjatė kėtij viti.
ECIKS / Gazeta Express
|