|
Shpronėsimet pengojnė punėt nė ndėrtimin e autostradės
Kukės, 28 janar 2007 - Problemet e pronėsisė po e vėnė nė pikėpyetje ecurinė e punimeve pėr realizimin e projektit tė madh pėr ndėrtimin e rrugės qė do ta lidhė Portin e Durrėsit me Kosovėn. Tri ditė mė parė, njė grumbull banorėsh, nė tokat e tė cilėve kalon rruga, ka tentuar sėrish ta ndalojė punėn e makinerive tė rėnda. Incidenti i fundit ėshtė regjistruar nė fshatin Shtiqėn tė Kukėsit, ku rruga prek tokat bujqėsore tė rreth 80 familjeve, por qė asnjėra prej tė clave nuk ka marrė asnjė lek si dėmshpėrblim, edhe pse shpronėsimi real ėshtė bėrė pėrpara katėr muajsh, shkruan gazeta "Shqip". Sipas kėsaj gazete, shefi i Komisariatit tė Kukėsit, Muharrem Furriku, ka njoftuar se njė grup prej 30 burrash tė fshatit Shtiqėn i ka kėrcėnuar pėrfaqėsuesit e firmės qė punon pėr ndėrtimin e rrugės.
Sipas kryepolicit tė Kukėsit, forcat policore e kanė ndjekur nė distancė situatėn pėr tė mos krijuar tensione dhe nuk kanė ndėrhyrė pėr sa kohė fshatarėt nuk e kanė kryer asnjė veprim, por vetėm kanė folur, duke paralajmėruar protesta pėr ndėrprerjen e punimeve, ēka ua kanė bėrė tė qartė edhe pushtetarėve vendorė. Procesi i shpronėsimeve tė tokės sė trasesė sė autostradės Durrės- Kukės-Morinė vazhdon tė futet gjithnjė e mė tepėr nė labirinte tė vėshtira. Projekti fillestar i veprės ka pasur nė dosjen e dėrguar subjekteve tė linjės nė bazė edhe titujt e pronave dhe sasinė e tokės qė do tė shpronėsohej. Mirėpo, njė pjesė e madhe e banorėve nėpėr fshatra nuk i kanė tė regjistruara tokat e tyre nė kadastėr.
ECIKS / Gazeta Lajm
|