|
Banka Botėrore zhbllokon financimin pėr TEC-in e Vlorės
Tiranė, 28 janar 2007 Banka Botėrore ka hapur dritėn e gjelbėr pėr fillimin e punimeve qė do tė mundėsojnė ndėrtimin e termocentralit (TEC) tė Vlorės. "Burime zyrtare nga BB kanė pohuar se pėrfaqėsia e Bankės Botėrore nė Shqipėri ka dhėnė formalisht aprovimin pėr fillimin e punimeve, duke nėnkuptuar edhe gatishmėrinė e saj pėr tė filluar disbursimin periodik tė fondeve tė korduara nga ajo pėr zbatimin e projektit", shkruan gazeta "Shqip". Kjo, sipas kėsaj gazete, ka bėrė qė KESH dhe kompania fituese qė do tė ndėrtojė TEC-in, tė nėnshkruajė pasditen e sė premtes kontratėn paraprake pėr fillimin e punimeve, tė cilat parashikohen nė periudhėn mars-prill tė kėtij viti. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Divizionit tė Shpėrndarjes nė KESH, Muharrem Stojku, i cili ka bėrė tė ditur pėr mediat nėnshkrimin e kontratės mes drejtorit tė pėrgjithshėm tė KESH-it, Andi Beli, dhe pėrfaqėsuesit tė kompanisė italiane "Maier Inginering". "Doja tė theksoja se sapo mora lajmin qė ėshtė nėnshkruar kontrata pėr ndėrtimin e TEC-it tė Vlorės, e cila ishte e paralajmėruar qė do tė nėnshkruhej brenda muajit janar", ka thėnė Stojku. Vetėm pak ditė mė parė, drejtori i firmės "Maier Inginering" ka qenė nė Tiranė pėr tė pėrfunduar me KESH-in pėrpilimin e dokumenteve tė kontratės qė do t'u dorėzoheshin bankave financuese. TEC-i i Vlorės do tė realizohet me njė financim prej 92 milionė euro, do tė ketė njė fuqi 90 MW dhe pritet tė pėrfundojė brenda 24 muajsh.
ECIKS / Gazeta Lajm
|