|
Shqipėria privatizon shpėrndarjen e energjisė
Tiranė, 24 Janar 2007 - Ėshtė nėnshkruar marrėveshja ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe IFC-sė, pėr privatizimin e Sektorit tė Shpėrndarjes sė Energjisė Elektrike tė KESH-it. "Nė kėtė periudhė, energjia elektrike ėshtė njė prej preokupimeve kryesore qė shqetėson ēdo qytetar. Nėpėrmjet privatizimit tė Sektorit tė Shpėrndarjes, i hapet rruga zgjidhjes pėrfundimtare tė problemit tė energjisė elektrike", tha ministri i Ekonomisė dhe Energjetikės sė Shqipėrisė, Genc Ruli. Sipas tij, privatizimi i kėtij sektori ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe dhe njė proces qė kėrkon kohė. Marrėveshja e asistencės me IFC-nė do tė kalojė nga dy faza kryesore. Faza e parė do tė jetė analiza e sektorit ekzistues dhe sugjerimet pėr pėrmirėsim, rekomandime pėr strukturėn mė tė mirė tė Sektorit tė Shpėrndarjes. Faza e dytė ka tė bėjė me pėrzgjedhjen e kompanisė qė do tė fitojė tė drejtėn pėr tė privatizuar Sektorin e Shpėrndarjes.
ECIKS / Express
|