|
Pėrfundon misioni i THW nė Ballkan
Berlin, 11 dhjetor 2006 - Agjencia Federale Gjermane pėr Ndihmė Teknike (THW) ka pėrfunduar pas 15 vjetėsh misionin e saj nė Ballkan. Njė nga detyrat e saj gjatė kėsaj kohe ishte rindėrtimi i rrugėve, urave, shtėpive tė shkatėrruara, shkollave, kopshteve dhe spitaleve. "Me pėrfundimin e projekteve tona largohemi nga ky rajon me bindjen se kemi dhėnė kontributin tonė nė rindėrtimin e rajonit. Shumė njerėzve u kemi ndihmuar nė rikthimin nė normalitet" u shpreh presidenti i Agjensisė Federale pėr Ndihmė Teknike, Albrecht Broemme dje nė Bonn. Ai foli pėr njė moment historik nė historinė e misioneve tė THW-sė jashtė vendit. Vetėm nė Kosovė kjo agjensi ka ndihmuar nė rindėrtimin e 5500 shtėpive pėr familjet e rikthyera qė nga pėrfundimi i luftės.
Misioni i THW-sė nė Balkan filloi nė vitin 1992 nė Bosnje Hercegovinė. Menjėherė pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 1999 THW nisi ndihmėn pėr rindėrtimin e shtetit dhe shoqėrisė nė Kosovė. Gjatė viteve tė shkuara kjo organizatė ka drejtuar kryesisht projekte rikthimi tė kosovarėve. Kėtu bėnte pjesė dhe ndėrtimi i njė gjimnazi pėr 800 nxėnės nė Prizren. Mbyllja simbolike e misionit tė Organizatės Gjermane pėr Ndihmė Teknike do tė bėhet tė martėn e ardhshme. Organizatave lokale nė Kosovė do t'u dhurohen me kėtė rast 30 automjete tė THW-sė.
DW / ECIKS
|