|
Shqipėri: ndėrtohet tuneli mė i gjatė nė Ballkan
Kukės, 7 dhjetor 2006 - Tuneli mė i gjatė nė Ballkan, pjesė e rrugės Durrės-Kukės, ėshtė vetėm njė "kilometėr" larg. Makineritė dhe punonjėsit e kompanisė "Joint Venture" BECHTEL& ENKA, janė shumė afėr nisjes sė punimeve pėr hapjen e tunelit rreth 5 kilometra tė gjatė, qė do tė mundėsojė kalimin nėpėrmjet malit tė Thirrės. Zėdhėnėsi dhe pėrfaqėsuesi i kompanisė ENKA, Flamur Baruti, ka bėrė tė ditur se shumė shpejt, me njė ceremoni festive do tė nisin punimet e hapjes sė kėtij tuneli, qė ėshtė ndėr mė tė gjatė e llojit nė Ballkan. Kompania amerikane, BECHTEL dhe ajo turke, ENKA, kanė filluar punėn nė ndėrtimin e segmentit mė tė vėshtirė Kalimash- Rrėshen, 57 kilometra, ku pėrfshihet edhe tuneli i Thirrės, 5 kilometra i gjatė. Fillimisht ka filluar hapja e rrugės qė do tė lidhė rrugėn nacionale ekzistuese me tunelin e Thirrės, nga pjesa e Kukėsit. Ky tunel, nė pjesėn e Kukėsit, ėshtė projektuar nė shpatet e malit tė Rrunės, ose siē quhet ndryshe, bjeshka e Kalimashit. Nė Fushė- Dukagjin, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Kukėsit, ndan rruga pėr nė fshatin Surroi. Nė tė njėjtin vend do tė ndahet edhe rruga e re, 57 kilometra e gjatė, e cila do tė pėrshkojė grykėn e lumit tė Fanit, nė pėrbėrje tė sė cilės ėshtė edhe tuneli i Thirrės, si dhe njė numėr i madh urash, viaduktesh dhe skarpatesh, deri nė 80 metra tė larta. "Me 8 mjete tė rėnda nė dispozicion, midis tyre 4 ekskavatorė dhe me njė personel prej 14 personash, kemi arritur qė brenda njė periudhe mė pak se njėmujore, tė hapim rrugėn dykalimėshe, tė shtruar me ēakėll dhe me kanalizime, rreth 13 kilometra nga Fushė- Dukagjini, deri nė vendin ku do tė fillojė hapja e tunelit", thotė Flamur Baruti. Ai shton se, "brenda muajit dhjetor, apo nė fillim tė janarit, do tė fillojė puna pėr hapjen e tunelit, ku do tė realizohet shpėrthimi i parė. Njėra prej makinerive ka ardhur, ndėrkohė qė janė rrugės edhe dy tė tjera. Do tė jetė njė ceremoni festive, ku do tė marrin pjesė personalitetet mė tė larta tė shtetit shqiptar dhe pėrfaqėsues tė SHBA-sė e Turqisė. Pėr kėtė ceremoni janė porositur edhe fishekzjarrė". Punimet nė tunel do tė realizohen me metodėn e shpėrthimeve me eksploziv pėr formacionet shkėmbore, ndėrkohė qė makinat gėrryese pėrdoren vetėm pėr formacione tė buta. "Llogaritet qė tė avancohet minimalisht me 5 metėr nė ditė, ku do tė punohet nė dy drejtime. Pėrfshirė edhe rrugėn nga Rrėsheni deri nė Fushė-Dukagjin, e cila ėshtė llogaritur qė tė pėrfundojė brenda dy vjetėsh dhe pėr kėtė, drejtuesit e dy kompanive janė shprehur mjaft tė sigurt", sqaron Flamuri.
Shekulli / ECIKS
|