|
Pajtueshmėri pėr termocentralin e Vlorės
Vlorė, 28.11.2006 - Tenderi ndėrkombėtar pėr ndėrtimin e TEC-it tė Vlorės ka hyrė nė fazėn pėrfundimtare tė tij, ku pritet vetėm firmosja formale e kontratės me kompaninė italiane, "Maier Inginering". Pas bisedimeve disaditore, mes KESH-it dhe drejtuesve tė kompanisė, kėta tė fundit kanė rėnė dakord qė tė marrin pėrsipėr ndėrtimin e TEC-it, sipas tė gjitha kushteve tė paracaktuara nga korporata dy vjet mė parė, nė kohėn e hapjes sė tenderit.
Kėtė fakt e ka konfirmuar drejtori i KESH-it, Andi Beli, i cili ėshtė shprehur se bisedimet me italianėt janė mbyllur me sukses, ndėrkohė qė pritet vetėm firmosja formale e kontratės nė ditėt nė vazhdim.
Sipas Belit, "kompania italiane ka rėnė dakord qė tė marrė pėrsipėr ndėrtimin e TEC-it tė Vlorės, pa ndryshuar koston e projektit, por duke pranuar vetėm disa ndryshime tė natyrės teknike". Ecurinė pozitive tė bisedimeve me italianėt e "Maier Inginering" e ka konfirmuar edhe ministri i Energjetikės, Genc Ruli, i cili nė njė prononcim pėr shtyp ka theksuar se tashmė ēdo gjė ėshtė mbyllur dhe pritet vetėm firmosja pėr tė filluar mė pas me punimet. Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave nė KESH pėrcaktoi para pak kohėsh si mė tė favorizuar
kompaninė italiane "Maier Inginering", e cila nė krahasim me kompanitė pjesėmarrėse nė tender, kishte dhėnė ofertėn mė tė ulėt.
Pas vlerėsimeve teknike tė Bankės Botėrore dhe BERZH-it (Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim), tė cilat do tė jenė edhe financueset kryesore tė projektit, miratimi nga kompania italiane i ka hapur pėrfundimisht rrugė ndėrtimit tė TEC-it tė Vlorės.
TEC-i i Vlorės ėshtė njė bashkėpunim financiar mes donatorėve tė huaj, si Banka Botėrore, BEI, BERZH, ku janė parashikuar tė investohen 125 milionė USD. Nga 13 kompani qė morėn pjesė nė fazat e parakualifikimit, u pėrzgjodhėn vetėm 4 kompani, nga ku u kualifikua edhe konsorciumi "Maier Inginering", i pėrbėrė nga dy kompani italiane "Ansaldo" dhe "Tecnomod".
Vetėm dy javė mė parė, pėrfaqėsuesja e Bankės Botėrore, Orsalia Kalanzopulos, deklaroi se, "pėr shkak tė ndryshimeve nė ēmimin e naftės, qė pothuajse u dyfishuan, ka ende punė pėr t'u bėrė nė drejtim tė specifikave tė projektit". Sipas saj, ka disa firma qė janė kualifikuar dhe kompania fituese do tė zgjidhet sipas rregullave tė institucioneve financiare ndėrkombėtare.
Me pėrzgjedhjen e kompanisė fituese, pritet qė punimet pėr ndėrtimin e kėtij TEC-i tė ri, tė nisin brenda vitit 2007.
EXPRESS / ECIKS
|