|
Maqedonia me tatime mė tė ulta nė Evropė
Shkup, 16.11.2006 - Me ndryshimet rrėnjėsore nė politikėn fiskale, Qeveria e Maqedonisė do ta bėjė vendin shtet me tatime mė tė ulta nė Evropė. Kryeministri, Nikolla Gruevski, vlerėson se me uljen e tatimeve personale dhe atij nė fitim deri nė 10 pėrqind, do tė krijojė njė ambient nė Maqedoni pėr thithjen e invetimeve nga jasht. Tatimi personal nė tė ardhura prej 24,18 dhe 15 pėrqind gjatė vitit tė ardhshėm nė periudha tė veēanta do tė ulet nė 10 pėrqind, ndėrsa fitimi i cili do tė riinvestohet nuk do te tatimohet. Ndryshimet nė politikėn fiskale do t'i dedikohen edhe zonave tė lira ekonomike. Nė 10 vitet e para, tatimi nė fitim do tė jetė 10 pėrqind ndėrsa tatimi personal nė 5 vitet e para do tė jetė 5 pėrqind, deklon kryeministri i Maqedonisė Nikolla Gruevski. Gjithnjė sipas tij, me propozimin e ndryshimeve nė politikėn tatimore dhe miratimin e tyre nga Parlamenti, do tė mundėsohet ardhja e kapitalit tė huaj nė vend. Infuzioni financiar nė ekonomiė e Maqedonisė, gjithnjė sipas qeveritarėve do tė mundėsojė rritjen ekonomike dhe zvogėlimin e numrit tė tė papunėsuarve. Propozimet e Qeverisė pėr reformat nė politikė fiskale, ekspertėt e kanė vlerėsuar si hap tė guximshėm. Profesor i Universitetit tė Evropės juglindore, Izet Zeqiri thotė se kėto reforma do tė mundėsojnė nxitjen e zhvillimit ekonomik, posaēėrisht rritjen e kėrkesės nga mjetet qė do tė jenė nė disponim si rezultat i zvogėlimit tė tatimeve tė paralajmėruara. Gjithashtu kjo do tė mundėsojė edhe zvogėlimin e ekonomisė informale sepse si rezultat i kėtyre masave kjo do tė nxit legalizimin e sektorit informal nė Maqedoni, shton ai. Gjithnjė sipas profesor Izet Zeqiri nė afat tė shkurtėr efektet e ndryshimeve nė politikėn fiskale nuk do tė ndihen menjėherė pėr shkak se kjo strukturė e tatimeve nė tatimet e pėrgjithshme tė vendit nuk kap ndonjė vlerė tė konsiderueshme. Efektet e politikės fiskale mund tė priten pas disa viteve. "Nėse Qeveria nuk merr masa nė sferėn sociale atėherė paralajmėrimet e ndryshimeve nė politikėn fiskale mė sė shumti do ta ndjejnė shtresat mė tė varfra tė qytetarėve," thotė Profesor Izet Zeqiri. Kryeministri Nikolla Gruevski thotė se ndryshimet nė poltikėn tatimore janė perkrahur edhe nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Ndėrkombėtarėt sy hapur i ndjekin tė gjitha reformat fiskale. Ata pėrkrahin tė gjitha masat qė shkojnė nė funskion tė rritjes ekonomike dhe zhvillimit ekonomik dhe zhbllokimit tė status quos ekonomike nė tė cilėn gjendet Maqedonia, vlerėson Izet Zeqiri, profesor nė Universitetin e Evropės juglindore.
DW / ECIKS
|