Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Rėnie tjeter e normės bazė tė interesit tė lekut

TIRANĖ - Per muajt ne vijim parashikohen hapesira per politike "te zbutur" monetare, shprehet guvernatori Cani ne deklaraten permbyllese me Fondin Monetar Nderkombetar. Nenkuptohet ulje tjeter e normes baze te interesit te lekut. Bankieret: Ky vit interesat me te ulta te dekades

Norma e interesit baze per monedhen vendase pritet te bjere serish pas nje deklarate qe ka dhene Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Skelqim Cani ne takimin permbylles me FMN, duke u shprehur se, "per muajt ne vijim parashikohen hapesira per politike "te zbutur" monetare. Por, koha dhe veprimet me normen e interesit jane kryesisht ne varesi te zhvillimeve dhe te parashikimit te treguesit te inflacionit". Specialiste ne Banken e Kursimeve shpjegojne, se interesat e depozitave ne leke po shenojne nivelin me ulet te dekades, nderkohe qe sinjalet e Bankes se Shqiperise njoftojne per nje renje tjeter te interesit me uljen e metejshme te normes baze te interesit te monedhes vendase, lekut. Ne fakt ndryshimet ne ekonomine globale kete vit kane bere qe Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale te aplikojne ulje te here pas hershme te normes se interesit per dollarin dhe euron, duke diktuar qe kjo politike te ndiqet edhe nga vende te tjera qe kane marredhenie tregtare me to. Norma interesit per valuten e amerikane eshte me e ulta ne 45 vitet e fundit, me vetem 1 per qind, nderkohe qe te pakten nje vit me pare ky tregues ishte rreth 2 per qind. E ndersa, renia e interesit te valutes amerikane eshte reflektuar tek sipemarrjet, te cilat kane ndryshuar kontratat dhe llogarite rrjedhese duke i kthyer nga dollare ne euro nuk ka ndodhur keshtu me kursimet e qytetareve te thejshte. Specialiste te drejtorise se depozitave ne Banken e Kursimeve, bene te ditur se, nuk ka patur tendece te theksuar te ndryshimit te kursimeve nga dollar ne ndonje valute tjeter, pasi shtresa e klienteve ne banken e tyre perbehet nga qytetare te thjeshte. Te cilet nuk jane shume te ndjeshem karshi levizjeve ne kursin e kembimit. Mirepo bazuar ne zhvillimet e fundit pritet nje renie e metejshme e depozitave ne leke, e paralajmeruar tashme nga Banka e Shqiperise. Ne fillim te vitit te kaluar norma baze e interesit per lekun ishte 6,5 per qind, ndersa bankat e nivelit te dyte ofruan nje mesatare vjetore per depozitat ne leke me shume se 9 per qind. Nderkohe qe nga kjo kohe koherenca e bankave te nivelit te dyte ndaj politikave monetare te Bankes se Shqiperise po rritet. Kjo tendece u vu re, kur BSH rriti normem baze te interesit me 2 per qind, duke e cuar nga 6,5 qe ishte ne fillim te vitit 2002 ne 8,5 ne fund te vitit. Bankat e nivelit te dyte reaguan menjehere duke rritur normen e interesit, ndersa edhe kete vit reagimi i bankave tregtare ka qene i menjehershem, por duke ulur interesat per depozitat ne leke.

B.Hoxha



Norma e interesit per depozitat ne leke ne vite

Viti - Interesi ne %

1994 16.50 %

1995 13.65 %

1996 19.05 %

1997 27.80 %

1998 16.50 %

1999 9.14 %

2000 7.70 %

2001 7.76 %

2002 9.25 %

2003 7.5 %

ECIKS / Korrieri
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail