Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Duhani, akciza e re, mundėsi kontrabande me Kosovėn


Me ndryshimet e parashikuara deri mė 2009, akciza e duhanit dyfishohet krahasuar me akcizėn nė Kosovė

Bashkim Shala

Tiranė, 16 korrik 2006 - Nė bazė tė ligjit tė ri pėr paketėn fiskale nė Shqipėri pėr vitin 2006, akciza e cigares nė Shqipėri ėshtė 2,6 centė mė shtrenjtė se nė Kosovė. Nė vitin 2007, llogaritet qė akciza pėr njė paketė cigare nė Shqipėri tė jetė 40 centė ose 10 centė mė shumė se sa ėshtė nė Kosovė aktualisht, ndėrsa nė vitin 2008, akciza pėr njė paketė cigare nė Shqipėri do tė jetė 50 centė ose 20 centė mė shumė se nė Kosovė. Ndėrkohė qė nė vitin 2009, akciza pėr njė paketė cigare nė Shqipėri do tė jetė 60 centė, sa dyfishi i akcizės qė ėshtė aktualisht nė Kosovė. Akciza e cigares nė Kosovė ėshtė 17 euro pėr njėsi standarde (kilogram) ose 34 centė pėr paketė me 20 cigare. Por Shqipėria ka TVSH-nė dhe tarifėn doganore mė tė lartė se nė Kosovė. Nė Shqipėri TVSH-ja pėr artikullin cigare ėshtė 20 pėr qind, ndėrsa tarifa doganore ėshtė 15 pėr qind.

Llogaritė e kėsaj pėrqindje nė doganat e Shqipėrisė bėhen nė bazė tė ēmimeve tė referencės qė janė nė treg. Ndėrsa nė Kosovė TVSH-ja pėr artikullin cigare ėshtė 15 pėr qind, ndėrsa tarifa doganore ėshtė 10 pėr qind. Si TVSH-ja dhe tarifa doganore janė 5 pėr qind mė tė vogla se nė Shqipėri. Por vlerat mė tė ulėta tė TVSH-sė dhe tarifės doganore janė balancuar me ato tė Shqipėrisė, pasi nė Kosovė, deri nė qershor tė vitit 2006, akciza pėr njė paketė cigare ka qenė mė e lartė se nė Shqipėri. Nė rast se nė Shqipėri deri nė qershor tė vitit 2006 akciza pėr njė paketė cigare ka qenė rreth 20 centė nė Kosovė ka qenė rreth 10 centė mė e shtrenjtė. Specialistėt e tatimeve dhe doganave thonė se kėto ndryshime do tė joshin biznesmenėt pėr tu pajisur me licencė pėr transit ndėrkombėtar cigaresh, ku cigarja do tė kalojė transit nėpėr Shqipėri pėr t’u depozituar nė Kosovė dhe mė pas serish nė Shqipėri kontrabandė pėrmes vendkalimeve tė pamiratuara. Autoritetet doganore nė Shqipėri bėjnė tė ditur se qė nga janari i vitit 2004 nė Kosovė, pėrmes Shqipėrisė, nuk ka kaluar asnjė sasi cigaresh, me pėrjashtim tė njė sasie tė vogėl tė cigareve qė janė tė pėrfshira nė kontingjentin ushqimor tė KFOR-it dhe nuk janė subjekt zhdoganimi. Asnjė person nė Shqipėri qė nga janari i vitit 2004 nuk ka licencė pėr transit ndėrkombėtar tė cigares nė Shqipėri pasi qeveria shqiptare nuk ka rinovuar licencat e subjekteve qė kalonin transit cigaren pėr nė Kosovė. Zyrtarė tė doganės sė Morinit nė Kukės bėjnė tė ditur se asnjė mall, subjekt i akcizės, pėrfshi edhe cigaren, nuk ka qarkulluar nė pikėn doganore Morinė-Vermicė, pėrveē njė sasie cigaresh tė pėrfshirė nė kontigjentin ushqimor pėr llogari tė KFOR-it, tė cilat nuk i nėnshtrohen taksimit, pasi janė pėr konsum dhe jo pėr shitje. Zyrtarė tė doganės sė Kukėsit theksojnė se Shqipėria tashmė nuk mund tė konsiderohet si vend ku realizohet trafiku i cigareve, pasi nė kėtė vend, me vendim tė parlamentit, janė mbyllur FREE-SHOP-et, ku mund tė realizohej “pastrimi” i cigares.


Kosova konsumon duhan sa dyfishi i Shqipėrisė

“Nevojat e Shqipėrisė pėr duhan e cigare janė rreth 3 mijė tonė nė vit”, deklarojnė specialistėt nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve nė Shqipėri. Sipas kėtyre specialistėve, kjo ėshtė shifra mė e saktė, e cila i referohet konsumit tė duhanit e cigares nė vitin 1991, ku nė atė kohė nė Shqipėri ēdo gjė ishte e centralizuar, pėrfshirė kėtu edhe prodhimin dhe shpėrndarjen e duhanit dhe tė cigares. Gjatė atyre viteve, Shqipėria nuk importonte asnjė lloj duhani, por bėnte tė kundėrtėn, pra eksportonte. Sipas tė dhėnave tė atyre viteve, nė Shqipėri konsumoheshin 2 mijė e 700 tonė cigare dhe rreth 300 tonė duhan. Specialistėt theksojnė se kjo ėshtė shifra mė e saktė e konsumit tė cigares nė Shqipėri, pasi edhe nė ditėt e sotme, ku kufijtė janė tė hapur, numri i qėndrimit tė turistėve nė kėtė vend ėshtė i papėrfillshėm. Ndėrkohė, nė bazė tė numrit tė popullsisė, nė Kosovė i takon tė konsumohet sa 1/3-a e konsumit tė duhanit e cigareve nė Shqipėri. Por nė Kosovė, tė njėjtėt specialistė kanė bėrė tė ditur shifrat e hyrjes nė kėtė vend. Kėshtu, nė Kosovė konsumohen rreth 6 mijė tonė cigare nė vit, pra sa dyfishi i sasisė sė konsumit tė cigares nė Shqipėri me njė popullsi prej 3,5 milionė banorėsh. Edhe nė Kosovė, 40 mijė ushtarėt e NATO-s dhe personeli i OKB-sė, i vendosur pas 15 qershorit tė vitit 1999, nuk ndikon nė rritjen e shifrave tė konsumit tė duhanit. Megjithatė, importuesit e cigareve shprehen se kontrabanda ėshtė njė nga pikat mė tė forta tė kėtij biznesi dhe me rritjen e akcizės pritet qė tė rritet edhe tendenca pėr shmangie tė doganave, me qėllim shmangies nga taksat e pėrgjithshme tė shtetit.

Kontrabanda, eksperienca nuk mungon

Tendenca pėr futjen e cigareve kontrabandė ėshtė mė e theksuar nė veri tė Shqipėrisė dhe pikėrisht nė pikat kufitare me Kosovėn e Malin e Zi. Importues tė cigareve qė dėshirojnė tė mbeten anonimė, kanė bėrė tė ditur se kjo rritje e akcizės sė cigares nė Shqipėri do tė rifillojė trafikun e cigares nga Kosova nė Shqipėri pėrmes vendkalimeve tė pamiratuara ose kufirit jeshil. Shembull pėr kontrabandėn ėshtė koha kur trafiku i cigareve nga Kosova nė Shqipėri e anasjelltas ka lulėzuar nė kohėn kur nė Shqipėri e Kosovė kishte tarifa tė ndryshme doganore pėr cigaren, ku nė Kosovė tarifat ishin mjaft tė ulėta, krahasuar me ato tė Shqipėrisė. Gjatė kėtyre viteve janė evidentuar raste tė trafikut tė cigareve, kryesisht nė zonėn e Hasit si nė fshatrat Cahan, Kishaj e Pogaj, kufi me Hasin e Prizrenit, nė Morinė tė Kukėsit dhe nė disa fshatra tė Tropojės, kufi me Kosovėn. Para vitit 2004, kur nė Shqipėri kishte subjekte tė licencuara pėr transit ndėrkombėtar tė cigareve pėr nė Kosovė dhe nė kėtė vend TVSH-ja pėr kėtė artikull ishte shumė mė e ulėt krahasuar me atė tė Shqipėrisė, ka ekzistuar njė trafik disa herė mė i madh i cigareve nga Kosova nė Shqipėri e anasjelltas se sa aktualisht. Tregtarė tė licencuar tė duhaneve dhe cigares nė Shqipėri e kalonin kėtė artikull nė Kosovė dhe pasi e depozitonin nė depo nė Prizren e Gjakovė, e kalonin serish nė Shqipėri, pėrmes kufirit tė gjelbėr, nė vendkalime tė pamiratuara. Autoritetet e policė shqiptare, pikėrisht ato tė Qarkut tė Kukėsit dhe ato tė UNMIK-ut nė Gjakovė, kanė pohuar asokohe se njė sasi e cigareve qė kalonte nė Shqipėri kontrabandė, distribuohej nė njė depo nė lagjen “Ēabrat” tė Gjakovės


Paketa fiskale
Akciza pėr cigaret, nė paketėn e re fiskale, ka pėsuar njė rritje tė ndjeshme. Njė rritje tė konsiderueshme do tė pėsojė edhe akciza pėr paketė. Kėshtu, edhe akciza pėr paketė, nga 25 lekė qė ėshtė aktualisht, do tė shkojė nga 39 lekė nė vitin 2006, deri nė 73 lekė deri nė vitin 2009, duke shėnuar njė rritje tė vazhdueshme nga viti nė vit. Sipas projektit pėr paketėn e re fiskale, akciza e cigareve do tė arrijė nė 16 euro/kg, nga 10 euro/kg qė ėshtė sot. Kjo akcizė do tė pėsojė njė rritje tė vazhdueshme gjatė viteve nė vijim, duke shkuar nga 20 euro/kg nė vitin 2007, deri nė 30 euro/kg nė vitin 2009.

Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail