Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Francezėt fitojnė konkursin pėr qendrėn e Tiranės

TIRANE (25 Korrik) - Qendra e metropolit shqiptar ėshtė nė duar tė francezėve. Firma projektuese "Architecture Studio", u shpall fituese e konkursit ndėrkombėtar pėr planin rregullues tė qendrės sė Tiranės. Nė kėtė garė pretendentė ishin edhe njė studio holandeze e gjermane. Pas njė dite tė gjatė, juria e kryesuar nga kryeministri Nano, rreth orės 20.30 vendosi fituesin e kėtij konkursi. Anėtarėt e jurisė u shprehėn se pėrzgjedhja e studios mė tė mirė ishte mjaft e vėshtirė, por, sipas tyre, shumė objektive. Kryetari i saj Fatos Nano bėri shpalljen publike tė studios franceze si fituese e kėtij konkursi ndėrkombėtar, ndėrsa shtoi dhe sugjerimet e jurisė e cila pėrbėhej nga arkitektė e urbanistė me famė. Projekti i paraqitur nga "Architecture Studio" ėshtė i shtrirė nė tri dimensione nė zgjerimin e hapėsirės sė gjelbėr, nė strukturėn natyrore tė Tiranės dhe nė pėrforcimin e sistemit tė trafikut. Bulevardi kryesor i Tiranės nė projektin francez parashikohet tė jetė i zgjeruar me shumė gjelbėrim dhe njė vijė uji nė mes, ndėrsa pėr pazarin e Tiranės ata kanė menduar krijimin e njė godine tregtare multifunksionale. Nė sheshin historik francezėt kanė menduar ta ruajnė dhe lulishten pas "Skėnderbeut" dhe tė ngrejnė njė hapėsirė tė gjelbėr me pemė qė ndryshojnė ngjyrė sipas stinėve. Pėrfaqsuesja e "Architecture Studio" u shpreh se pozicioni i Xhamisė karakteristike nė qendėr do tė pėrforcohet. Ndėrsa lidhur me Stacionin e Trenit ajo u shpreh se parashikon tė ndryshojė vendndodhjen e tij pėr tė krijuar njė shesh tė ri me ndėrtesa shumėfunksionale. "Anash kėtij sheshi parashikojmė ngritjen e stacioneve tė autobusėve, ndėrsa pas Stacionit tė Trenit kemi ruajtur pamjen e fshatit tė kėsaj zone. Kėtu kemi hapėsira tė reja urbane, vila apo blloqe banimi dhe anash hapėsirė tė gjelbėr", tha Ayache. Njė ide tjetėr e arkitektėve francezė ėshtė rritja e nivelit tė lumit tė Lanės dhe ndėrtime jo shumėkatėshe pėr tė ruajtur pamjen pastorale tė kėsaj zone urbane. Realizimi i kėtij konkursi ndėrkombėtar ėshtė i pari i kėtij lloji nė Shqipėri, e, siē u shpreh kryebashkiaku Rama, ka qenė njė sfidė e vėshtirė, por qė pėrfundoi me sukses. Nė krah tė Bashkisė sė Tiranės ka qėndruar qeveria gjermane, por nė afrimin e tė huajve ndihmoi edhe imazhi i pėrmirėsuar i kryeqytetit kėto tri vitet e fundit. Brenda kėtij viti parashikohet edhe pėrfundimi nė detaje i projektit, ndėrsa fazat e zbatimit tė tij do tė pėrballohen nga qeveria shqiptare. Roueida Ayache ka sqaruar pėr Gazetėn Shqiptare pėrgjegjėsinė e studios sė arkitektėve pėr kėtė projekt tė madh. Cilat janė prioritetet e projektit tuaj? Qėllimi ynė kryesor ėshtė pėrmirėsimi dhe lehtėsimi i jetės sė qytetarėve nė metropolin shqiptar. Krijimi i hapėsirave tė gjelbėrta dhe shtimi i tyre, kthimi i sheshit "Skėnderbej" nė njė zonė vetėm pėr kalimtarėt, lehtėsimi i trafikut dhe pėrmirėsimi i transportit janė prioritetet tona. Po sugjerimet e bėra nga juria do i merrni parasysh? Sigurisht qė ato janė shumė tė vlefshme pėr ne. Megjithatė, deri tani ne kemi punuar vetėm me ide, pasi ky qė paraqitėm ėshtė njė plan konceptual ndėrsa pas kėsaj bashkė me Bashkinė e Tiranės qė ėshtė edhe partneri ynė do tė bėjmė tė mundur realizimin e njė qendre model. Njė impresion tuajin pėr Tiranėn? Tirana ėshtė njė qytet mjaft stimulues qė frymėzon arkitektėt dhe ku mund tė jetohet shumė mirė. Si ndjeheni ju pas vlerėsimit qė morėt? Ne kemi realizuar mjaft projekte tė mėdha, por ky ėshtė njė projekt akoma mė i madh pasi bėn fjalė pėr qendrėn e njė metropoli. E kjo na bėn qė edhe pėrgjegjėsia jonė kundrejt kėtij projekti gjigant tė jetė absolutisht mė e madhe. Projekti i paraqitur nga "Architecture Studio" ėshtė i shtrirė nė tri dimensione. Kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama u shpreh entuziast duke e quajtur kėtė "ngjarje historike pėr kryeqytetin". Ai falėnderoi pjesėmarrjen e dy firmave tė tjera qė morėn pjesė nė kėtė konkurrim, firmėn holandeze dhe atė gjermane."Falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė dy firmat e tjera tė cilat treguan pasion pėr kėtė konkurs qė vuri nė siklet jurinė pėr zgjedhjen e studios mė tė mirė. Isha vetė i pranishėm nė kėtė debat, deri nė pėrzgjedhjen e firmės qė do tė tąi japė jetė maketit pėr qendrėn e Tiranės. E ēka presin tė gjithė ėshtė tė shikojnė njė Tiranė ndryshe, njė Tiranė europiane", tha kryebashkiaku Rama. Duke falėnderuar jurinė qė pranoi ftesėn pėr tė mbėrritur nė Tiranė, ai tha se ata do tė kenė mundėsi tė rikthehen sėrish nė kryeqytet pėr tė parė ndryshimet. Kryebashkiaku Rama, qė ėshtė edhe inisiatori i konkursit ndėrkombėtar pėr qendrėn e Tiranės, u shpreh se nė fund tė kėtij viti qytetarėt do tė kenė njė maket pėrfundimtar i cili mė pas do tė miratohet nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Shqipėrisė. Puna pėr realizimin e projektit ka nisur qė sot.

ECIKS / Gazeta Shqiptare
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail