|
Nė Tiranė pėrfundoi misioni njėjavor i FMN-sė
Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) organizata e rėndėsishme financiare me tė cilėn qeveria socialiste e Tiranės ka nėnshkruar njė program pėr uljen e varfėrisė ka mbetur e kėnaqur nga rezultatet ekonomike tė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti. Nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi qė zyrtarėt e lartė tė kėtij fondi dhanė me ministrin e financave Kastriot Islami ky i fundit publikoi disa ttregues tė mbarė tė kėtij realiteti. Megjithatė pėr misionin e FMN-sė mbeten pėr tu forcuar mbledhja e taksave dhe shtimi i tė ardhurave doganore pa lėnė jashtė vėmendjes pėrmirėsimin e marrdhėnive mes shtetit dhe taksapaguesėve. Pėrfaqėsuesit e FMN-sė pranuan edhe rishikimin e buxhetit tė shtetit nė mes tė kėtij viti dhe shkurtimin e subvencionit pėr energji elektrike. Nė shkurtimin e shpenzimeve tė buxhetit tė shtetit pėr gjashtėmujorin e dytė e tė kėtij viti nuk do tė preken pagat e punonjėsve buxhetorė dhe as ato pėr investime.
ECIKS / DWelle
|