|
Plassnik: Integrimi i Ballkanit nė BE nuk ka ngrirė
Ministria e Jashtme e Austrisė mohon deklaratat pėr njė ndalim tė procesit tė integrimit pėr vendet e Ballkanit
Vjenė, 27 mars 2006 - Pas deklaratave tė bėra nė disa media se vendet e Evropės Juglindore nuk do tė kenė mundėsinė qė tė integrohen nė Bashkimin Evropian pėr njė periudhė tė pacaktuar, dje ėshtė mohuar kjo. Ka qenė pėrfaqėsuesja e vendit qė kryeson punėn e BE-sė pėr kėtė gjashtėmujor, e cila ka mohuar deklaratėn pėr njė ngrirje tė procesit tė integrimit pėr vendet e Ballkanit. Kėshtu, dje ministria e Jashtme e Austrisė, vend i cili edhe ka radhėn e kryesimit tė BE-sė deri nė korrik, ėshtė shprehur se Austria ka mbėshtetur gjithnjė afrimin e vendeve tė Evropės Juglindore nė BE. Nė pėrforcim tė deklaratės sė saj, Ursula Plassnik pėrmendi dhe mbledhjen e zhvilluar para dy javėsh nė Salzburg me pėrfaqėsues tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Mbledhje nė tė cilėn u bė e ditur se sė shpejti tė gjithė mund tė jenė pjesė e Bashkimit Evropian. Duke mohuar zėrat se ėshtė ngrirė procesi i integrimit tė vendeve tė Evropės Juglindore nė Bashkimin Evropian, dje ministrja e Jashtme austriake, Ursula Plassnik, tha se ajo personalisht ka qenė gjithmonė avokate e njė afrimi tė vendeve tė Evropės Juglindore nė BE, hap pas hapi dhe vend pas vendi, secili nė bazė tė meritave, pėrparimeve dhe problemeve me tė cilat ndeshet. Ajo sqaroi se pikėrisht pėr tė nxitur kėtė afrim presidenca austriake e Bashkimit Evropian organizoi dy javė mė parė edhe njė mbledhje tė posaēme nė Salzburg me pjesėmarrjen e ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė BE-sė me ata tė Ballkanit Perėndimor, ku u konfirmua ardhmėria evropiane e tė gjitha vendeve tė Evropės Juglindore, e shprehur edhe mė parė me forcė gjatė samitit tė Selanikut. Kjo perspektivė u ripohua edhe nė Salzburg. Kėtij qėllimi i ka shėrbyer dhe vazhdon t'i shėrbejė edhe sot procesi i Asociim Stabilizimit.
Por, njėkohėsisht BE-ja ėshtė e mendimit se duhet tė forcohet edhe mė shumė bashkėpunimi rajonal atje, pasi ky bashkėpunim ndihmon jo vetėm pėrparimin ekonomik, por ai ndikon edhe nė pajtimin dhe paqėsimin e kėtij rajoni - deklaroi ministrja e Jashtme austriake.
Qėllimi pėrfundimtar, qė u ripohua edhe nė Salzburg, mbetet integrimi i plotė i vendeve ballkanike nė Bashkimin Evropian, ėshtė shprehur dje Ursula Plassnik.
Deklarata e ministres sė Jashtme tė Austrisė ėshtė bėrė nė pėrfundim tė punimeve tė kryetarėve tė shteteve dhe qeverive tė 25 vendeve anėtare tė BE-sė. Ndėrkohė, pritet qė vizat pėr nė BE, qė do tė merren nga shtetet e Evropės Juglindore tė shtrenjtohen. Ka qenė pėrfaqėsuesja e Komisionit Evropian, Maria Asensius, e cila ka deklaruar se qė nga muaji prill vizat qė do tė lėshohen nė Ballkanin Perėndimor do tė shtrenjtohen nė 60 euro, nga 35 qė ėshtė pagesa aktuale. Po pėr vizat, Oli Rehn ka deklaruar se po shihet mundėsia pėr lehtėsimin e procedurave pėr pajisjen me viza tė qytetarėve tė kėtyre shteteve.
ECIKS / Shekulli
|