|
FMN: Gjeni ēelėsin e tėrheqjes sė investimeve
Fondi Monetar Ndėrkombėtar jep kėshilla pėr zbatimin e projekteve tė huaja nė Shqipėri. Drejtori i misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) nė Tiranė, Hossein Samiei, gjatė njė takimi tė bėrė ditėt e fundit me ministrin e Financave, Kastriot Islami, ėshtė shprehur duhen gjetur mekanizma pėr thithjen e projekteve me financim tė huaj. Nė takimin dypalėsh u diskutua gjerėsisht pėr bashkėpunimin mes qeverisė shqiptare dhe FMN-sė nė lidhje me zbatimin e tė gjitha reformave, nė funksion tė ruajtjes sė stabilitetit makroekonomik, realizimin e tė gjitha detyrave dhe angazhimeve qė garantojnė njė rritje tė qėndrueshme ekonomike. Burime pranė Ministrisė sė Financave bėjnė tė ditur se gjatė takimit u fol edhe pėr "realizimin e objektivave strukturore dhe masat qė duhet tė plotėsohen nė kuadrin e Programit tė Reduktimit dhe Zbutjes sė Varfėrisė (PRGF), tė pėrcaktuara nė memorandumin e fundit tė mirėkuptimit, tė nėnshkruar mes dy palėve nė 16 qershor 2003".
ECIKS / SHEKULLI
|