_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
Hamėz MORINA, Arben JUSUFI, ECIKS, 15.06.2003


VJENĖ - Veprimtaria e vetėdijshme me qėllim te realizimit tė proceseve shkėmbyese nė tregun final, kuptohet tė jetė detyra kryesore e Marketing-Menaxhementit. Mirėpo, cila filozofi duhet t’a udhėheqė kėtė veprimtari dhe ēfarė rėndėsie duhet t’i ipet interesave tė ndėrmarrjes, tė konsumatorėve dhe tė shoqėrisė?


Koncepti i prodhimit

Njėra prej pikėpamjeve mė tė vjetra qė shėrben si bazė orientuese pėr shumė ndėrmarrje ėshtė koncepti i prodhimit. Sipas kėtij koncepti konsumatorėt preferojnė produktet prezente nė treg, e qė kanė ēmime tė volitshme. Pėr atė, ndėrmarrjet e udhėhequra nga ky koncept koncentrohen nė prodhim sa mė eficient e sistem te cekėt distributiv. Ekzistojnė dy raste kur parimet e kėtij koncepti, duket tė pėrputhen me realitetin. Situatat e jashtėzakonshme kur kėrkesa e mposhtė ofertėn, bėjnė te mundur qė konsumatorėt tė pėrqėndrohen nė mundėsinė e blerjes e jo nė tiparet e produktit. Njė situatė e tillė ishte prezente nė tregun kosovar tė viteve tė pasluftės dhe si pasojė kishte zgjerimin e pėrkohshėm tė produkcionit vendor, duke ndikuar pozitivisht nė tė ardhurat e ndėrmarrėsve. Rasti i dytė ėshtė dhėnė, kur shpenzimet e larta te njėsisė duhet zvogėluar me ritjen e shitjes, duke realizuar nė kėtė mėnyrė ēmime mė tė volitshme e si pasojė edhe zgjerim tė tregut. Shembull i njė ndėrmarrje tė bazuar nė kėtė koncept ėshtė Texas Instruments. Kjo ndėrmarrje mundohet vazhdimisht t’a pėrmisojė teknologjinė dhe nė kėtė mėnyrė t’i zvoglojė shpenzimet e prodhimit. Pėrparėsitė e aritura nga ēmimet e volitshme pėrdoren mė tutje pėr zgjerimin e tregut. Nė kėto organizata marketingu koncentrohet ne njė detyrė: ēmime te volitshme pėr konsumatorė.


Koncepti i produktit

Pikėpamje tjetėr poashtu e njohur ne botėn e marketingut ėshtė koncepti i produktit. Ky koncept niset prej premisės se konsumatorėt preferojnė produkte me kualitet tė lartė e me tipare tė dėshirueshme. Ndėrmarrjet e bazuara nė kėtė koncept pėrqėndrohen nė zhvillim e produkteve kualitative e nė pėrmirėsimin e produkteve ekzistuese dhe nisen prej parimit se konsumatorėt dinė t“i vlersojnė produktet me kualitet tė lartė dhe janė nė gjendje tė paguajnė ēmime mė tė larta pėr kėto produkte. Shumė prodhues janė pothuajse tė dashuruar nė produktet e tyre duke mos vėrejtur se tregu nuk reagon me aq pėrkushtim e ndoshta edhe zhvillohet plotėsisht nė njė drejtim tjetėr. Prodhuesi i makinave tė shtypit Olympia sjell njė shembull qė ilustron pasojat qė njė ndėrmarrje mund t’i ketė nėse orientohet nė produkt e jo nė treg. Zhvillimi i produkteve moderne pėr pėrpunimin e tekstit, si pėr shembull kompjuterėve, solli njė trend tė ri nė tregun e teknologjisė komunikative. Kompjuterėt dispononin me njė funkcionalitet tė lartė, gjė qė mundėsoi mbizotėrimin e tregut dhe mposhtjen e prodhuesve tė produkteve tjera qė kishin ēmime tė ngjajshme e ofronin mė pak funkcionalitet, ne mesin e tė cilėve ishte edhe Olympia. Nė sektore tjera ku makinat e shtypit ende nevojiteshin, konsumatorėt preferonin mė shumė produkte tė volitshme se sa kualitative e me ēmime tė larta.


Ndėrmarrjet e orientuara nė produkte ndjekin nje rrugė te gabueshme gjatė zhvillimit tė produkteve duke mos u kushtuar rėndėsi tė mjaftueshme dėshirave dhe nevojave tė konsumatorėve. Shpeshherė produktet arrijnė fazėn pėrfundimtare derisa departamenti i marketingut tė aktivizohet. Nė realitet marketingu duhet tė jetė aktiviteti i parė nė procesin prodhues. Ėshtė detyrė e marketingut tė pėrcaktojė se cili produkt nė realitet kėrkohet nga tregu dhė nė kėtė menyrė tė shtyejė ndėrmarrjen edhe njė hap mė afėr suksesit.


Koncepti i produktit ka si pasojė shkurtpamėsinė e marketingut, d.m.th koncentrimin nė produkt e jo nė nevojat e konsumatorėve. Organizatat e udhėhequra nga ky koncept vėshtrohen me kėnaqėsi nė pasqyrėn e mundėsive tė tyre dhe shohin aty atė ēka konsumatori sipas mendimit tė tyrė dėshiron. Nė kėtė mėnyrė ato harrojnė tė shiqojnė nė treg e tė kuptojnė vėrtetė sė cilat janė dėshirat e konsumatorėve.


Koncepti i shitjes

Menyrė tjetėr e qasjes sė ndėrmarrjeve ndaj tregut ėshtė koncepti i shitjes. Ky koncept bazohet nė parimin se konsumatorėt nuk blejnė vetvetiu sasi tė mjaftueshme tė produkteve tė ofruara nga ndėrmarrja. Prandaj, ėshtė detyrė e organizatės tė ndėrmarrė aktivitete tė ndryshme pėr stimulimin e shitjes. Sidomos i qėlluar duket tė jetė ky koncept pėr produktet nė blerjen e tė cilave konsumatori fare nuk mendon si p.sh. sigurimeve, mirėpo edhe nė rastin e kadidaturave politike. Partitė politike u ofrojnė votuesve kandidatė perfekt duke i fshehur dobėsitė e tyre nga sytė e publikut. Caku ėshtė arritja e qėllimeve duke mos marrė parasysh kėnaqėsinė e blerėsve pas aktit tė blerjes. Edhe pas zgjedhjeve, partitė nuk mundohen t’u pėrgjigjen dėshirave tė publikut, por mundohen nė mėnyrė energjike t“i shtynė zgjedhėsit drejt akceptimit tė ideve politike qė i parasheh vetė partia. Koncept ky mė se i praktikuar ne mbarė politikėn kosovare.


Ndėrmarrjet operojnė nė bazė tė kėtij koncepti veēanėrisht nė rastin e kapaciteteve tė pashfrytėzuara duke u munduar tė shesin atė qė e prodhojnė nė vend se tė prodhojnė atė qė mund tė shitet. Sot nė vendet e industrializuara kapacitetet e prodhimit janė aq tė larta sa qė tregjet shndėrrohen nė tregje tė blerėsve. Blerėsit janė ata qė vendosin pėr mbijetesėn e ndėrmarrjeve tė ndryshme. Kėto ndėrmarrje luftojnė gjithnjė e mė shumė me konkurrentė nė menyrė qė tė perfitojnė konsumatorė duke mos kursyer nė kėtė luftė asnjė mėnyrė ekzistuese tė stimulimit tė shitjes. Konsumatorėt potencial bombardohen ēdo ditė me spote televizive, emaila, telefonata e vizita nė mėnyre qė tė nxiten drejt aktit final tė blerjes. Nė ēdo qosh mundohet ndokush tė shes diēka. Pasojė e kėsaj ėshtė mendimi i publikut se marketingu ėshtė gjė e njejtė me shitjen. Pėr atė njerėzit reagojnė me befasi, atėherė kur kuptojnė se shitja nuk ėshtė marketing por vetėm maja e piramidės sė marketingut. Ėshtė e natyrshme se gjithmonė do tė ekzistojė njė nevojė pėr aktivitetet e shitjes. Mirėpo, qėllimi i marketingut ėshtė t’a bėjė shitjen tė panevojshme. Caku ėshtė ta njoh dhe ta kuptojė aq mirė blerėsin sa qė tė zhvillojė produkte qė shiten vetvetiu. Nė rastin ideal, marketingu ėshtė udhėpershkrim drejt konsumatorit qė ėshtė i gatshėm tė blejė e jo nxitje e pokėtij konsumatori pėr tė blerė. Nesė prodhuesi arinė t’i pėrcaktojė drejt nevojat e konsumatorėve, e pastaj tė zhvillojė produkte adekuate e me ēmime adekuate, atėherė kėto produkte do tė shiten vetvetiu. Marketingu i bazuar nė metodat agresive tė shitjes ėshtė i rrezikshėm, pasiqė bazohet nė atė se kosumatori i nxitur t’a blejė njė produkt mė nė fund do ta pėlqejė kėtė e poqėse ėshtė i pakėnaqur nuk do t’a rrėfejė kėtė mė tutje. Sjellje e konsumatorėve kjo logjikisht e papranueshme nė realitet. Hulumtimet tregojnė se blerėsit e mashtruar rrėfejnė shumė mė shumė pėr pėrvojat negative se sa qė rrėfejnė blerėsit e kėnaqur pėr pėrvojat e tyre pozitive. Koncepti i shitjes ėshtė me siguri si bazė, koncepti mė i pėrhapur nė tregun kosovar. Nevojat dhe dėshirat e konsumatorėve luajnė nė kėtė treg rol sekondar, pasiqė ndėrmarrėsit nė rend tė parė fokusohen nė fitimin personal duke u munduar tė shesin nė ēdė mėnyre atė qė e prodhojnė. Departamentet e marketingut janė vetėn njėsi tė vogla nė organizimin e brendshėm tė ndėrmarrjeve e nė shumė raste ndoshta edhe nuk ekzistojnė fare. Ndėrsa, vetė fakti se ndėrmarrja ekziston falė blerėsit, tregon pėr rėndėsinė e marketingut. Ėshtė detyrė e marketingut tė hulumtojė tregun dhe t’a ndihmojė parimin e vetėm qė shtyen drejt suksesit: pėrcakto nevojat dhe dėshirat e konsumatorėve e pastaj zhvillo produkte adekuate qė do tė shiten vetėvetiu.


Koncepti i marketingut

Kocepti mė i rėndėsishem e mė i suksesshėm ėshtė me padyshim koncepti i marketingut. Sipas kėtij koncepti ēelės drejt suksesit, ėshtė pėrmbushja e nevojave tė konsumatorėve nė mėnyrė mė profitabile se konkurrentėt.


Marketingu bazohet nė nevojat e konsumatorėve nė krahasim me shitjen ku nevojat e ndėrmarrėsve luajnė rol dominant. Shitja nxitet prej dėshirės sė prodhuesit tė shndėrrojė produktin nė para pėrderisa marketingu mundohet t’i pėrmbushė dėshirat e blerėsve, me anė tė produktit.


Si pikė e parė e konceptit tė marketingut figuron fokusimi nė treg. Ėshtė e pamundur pėr njė ndėrmarrje tė jetė prezente nė ēdo treg dhe tė pėrmbushė ēdo nevojė ekzistuese. Ndėrmarrjet duhet tė kufizojnė tregun e tyre final dhe tė zhvillojė programe adekuate tė marketingut pėr ēdo segment. Shumė ndėrmarrje segmentojnė nė mėnyrė tė qėlluar tregun, mirėpo nuk i kushtojnė rėndėsi pikės sė dytė tė kėtij koncepti, orientimit nė konsumatorė. Tė orientohesh nė konsumatorė do tė thotė t’i zbulosh prej perspektivės sė konsumatorėve dėshirat, pėrmbushja e tė cilave garanton kėnaqėsinė e tyre dhe tė mundohesh t’i pėrmbush ato. Ēdo produkt kėrkon kompromis sa i pėrket tipareve dhe ēmimit. Ndėrmarrjet mund tė vendosin drejtė vetėm nese i dėgjojnė konsumatorėt dhe hulumtojnė tegun. Pėr shembull, njė automobil me fuqi tė madhe e qė nuk dėmtohet kurrė do tė ishte dėshira e ēdo blerėsi. Pasiqė prodhimi i njė automobili tė tillė nuk ėshtė i mundur, prodhuesit koncentrohen nė zhvillimin e produkteve qė ofrojnė sa mė shumė tipare duke pasur gjithmonė parasysh dėshirėn e konsumatorėve. Nė kėtė aspekt dallohen dy drejtime: marketingu reaktiv dhe marketingu kreativ. Njė prodhues reaktiv mundohet t’i pėrmbush nevojat dhe dėshirat e konsumatorėve duke u bazuar nė parashikimet dhe formulimet e konsumatorėve. Ky prodhues ofron nė realitet verzione tė pėrmirėsuara tė produkteve qė ekzistojnė nė treg. Prodhuesit kreativ nė anėn tjetėr mundohen t’i pėrmbushin nevojat dhe dėshirat e konsumatorėve me zgjidhje plotėsisht tė reja. Sidoqoftė, produktet e sjellura nė treg duhet tė kenė tipare tė dėshirueshme dhe tė sigurojnė kėnaqėsinė e blerėsve. Blerėsit e kėnaqur me produktet e ndėrmarrjes mbesin pėr njė kohė tė gjatė besnik, mendojnė dhe flasin mirė pėr ndėrmarrjen dhe janė nė gjendje tė japin ide tė reja pėr produkte dhe shėrbime.


Pika e tretė e konceptit tė marketingut ėshtė marketingu i gjithanshėm, i realizur nė njė ndėrmarrje atėherė kur tė gjitha njesitė organizative veprojnė nė interes tė konsumatorėve dhe mudohen pėr kėnaqėsinė e tyre. Pėr ta arritur kėtė, sė pari duhet harmonizuar aktivitetet e veēanta tė marketingut – shitjen, reklamimin, hulumtimin e tregut, zhvillimin e produktit. Shumė shpesh ndodh qė udhėheqėsi i reklamimit dhe menaxheri i produktit tė mos jenė nė gjendje tė gjejnė njė kompromis tė pėrbashkėt pėr kampanjėn reklamuese. Nė anėn tjetėr ėshtė mė se i nevojshėm edhe harmonizimi i punės nė mes tė njėsisė sė marketingut dhe njėsive tjera brenda njė organizate. Nuk ka marketing tė suksesshėm nėse kryhet vetėm nga njė njėsi organizative. Pėr shembull, udhėheqėsi i marketingut qė planifikon zgjerimin e tregut pėr ndėrmarrjen e tij, do tė ballafaqohet me probleme tė shumta nėse marketingu ėshtė i koncentruar nė njė njėsi tė vetme. Nėse strategjia e tij pėrmbanė punėsimin e punėtorėve me kualifikime tė larta, atėherė sa ėshtė i mundur realizimi i kėsaj strategjie nėse departamenti pėr punėsimin e punėtorėve koncentrohet nė punėsimin e fuqisė sė lirė punėtore.


Pjesė pėrbėrėse e marketingut tė gjithanshėm janė edhe ativitetet interne dhe externe tė marketingut. Marketingu extern pėrqėndrohet nė individė dhe organizata jashtė ndėrmarrjes. Ndėrsa detyrė kryesore e marketingut intern ėshtė shkollimi dhe motivimi i punėtorėve tė shkathėt, nė mėnyrė qė ata t’i japin tė gjitha pėr ta siguruar kėnaqėsinė e blerėsve.


Cak primar i veprimtarisė sė ndėrmarrėsve tė sektorit privat ėshtė realizimi i fitimit. Organizatat joqeveritare dhe ndėrmarrjet e sektorit publik kanė njė cak fare tė ndryshėm: sigurimin e tė ardhurave me qėllim tė realizimit tė detyrave tė tyre nė tė ardhmen. Duhet tė jetė e qartė se suksesi i ndėrmarrėsve nuk varet nga pėrkushtimi pėr tė fituar, shumė mė shumė fitimi duhet tė kuptohet si njėsi matėse pėr veprimitarinė e suksesshme. Njė ndėrmarrje realizon fitime atėherė kur siguron kėnaqėsi mė tė madhe pėr konsumatorė se sa qė siguron konkurenca. Fitimi pėrmes konsumatorėve tė kėnaqur ėshtė pika e katėrt dhe pėrfundimtare konceptit tė marketingut. Shembull i zbatimit tė suskesshėm tė konceptit tė marketingut ėshtė prodhuesi i mobileve IKEA qė falė njė koncepti internacional tė marketingut ariti nė 20 vitet e fundit pozitė udhėheqėse nė tregun e mobiljeve.


Koncepti i marketingut mirėdashės

Koncepti i pestė dhe i fundit me rradhė ėshtė koncepti i marketingut mirėdashės. Nėse njė ndėrmarrje arrinė susksesshėm t’i zbulojė dhe pėrmbushė nevojat individuale tė konsumatorėve, kjo nuk do tė thotė se njė ndėrmarrje e tillė vepron nė interes tė konsumatorėve e edhe tė shoqėrisė. Ky koncept ballafaqohet nė veēanti me konfliktet nė mes tė dėshirave tė konsumatorėve, interesave tė tyre dhe kualitetit jetėsor afatgjatė. Njė ndėrmarrje duhet tė jetė nė gjendje t’i pėrmbushė nevojat e konsumatorėve dhe nė kėtė mėnyrė tė realizojė fitim, mirėpo pa ndikuar negativisht nė ambient apo edhe nė kualitetin jetėsor. Pėr shembull, industria Fast-Food ofron produkte tė shijshme, por jo edhe aq tė shėndetshme. Kjo industri shfrytėzon sasi tė mėdha tė plastikės pėr paketimin e produkteve duke pėrmbushur kėshtu nevojat e konsumatorėve, mirėpo nė kėtė mėnyrė kontribuon nė ndotjen e ambientit. Nė anėn tjeter industria automobilistike prodhon nė bazė tė kėrkesės, automobilė tė shpejtė qė pėrfundimisht shpenzojnė sasi tė mėdha tė lėndėve djegėse dhe ndotin ambientin. Duke u munduar t’i mundėsojė konsumatorėve pėrshtatshmėri, industria e lėngjeve sot pėrdorė vetėm paketime pėr njė pėrdorim gjė qė sjell shfrytėzimin e resurseve natyrore.

Ky koncept, nė mes tjerash kėrkon nga prodhuesit t’i kenė parasysh aspektet sociale e etike dhe tė gjejnė njė kompromis nė mes tė fitimit, pėrmbushjės sė dėshirave tė konsumatorėve dhe interesave tė shoqėrisė.


Konceptet e pėrshkruara mė lartė pasqyrojnė filozofitė ekzistuese, qė shėrbejnė si bazė pėr orientimin e ndėrmarrjeve nė treg. Fillimisht ndėrmarrjet janė bazuar nė faktorė afatshkurtėr duke u pėrqėndruar nė fitim. Mė vonė po kėto ndėrmarrje kuptuan pėrmbushjen e nevojave tė konsumatorėve si investim tė qėlluar afatgjatė, gjė qė mundėsoi lindjen e konceptit tė marketingut. Sot, kėto ndėrmarrje ballafaqohen me njė faktor tjetėr – interesat e shoqėrisė.

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org