_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !
Ali VISHAJ, ECIKS, 15.06.2003

Vėshtrim rreth rrjedhave dhe tė priturave nga procesi i privatizimit

VJENĖ - Me aktin e miriatimit tė politikave operacionale tė privatizimit shumė ekspertė vendor dhe tė huaj vlerėsonin se Kosova po hynte nė njė proces jashtėzakonisht tė rėndėsishėm tė tranzicionit. Fillimi i realizimit tė kėtij procesi u mundėsua vetėm pas aprovimit tė ligjit mbi pronat, ligj ky qė kishte qėndruar pėr muaj tė tėrė nėpėr sirtarėt e zyrave tė Kombeve tė Bashkuara. Rregullorja mbi tokat nr. 2003/13 siguron pronėsinė e ndėrmarrjeve qė do tė privatizohen pėr 99 vjetėt vijuese. Rregullorja e nėnshkruar nga Kryeadministratori Steiner i dha dritėn e gjelbėrt Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM) tė shpallė menjėherė tenderėt pėr gjashtė ndėrmarrjet e para tė cilat do t’i nėnshtrohen kėtij procesi.

Sipas tė dhėnave ekzistuese nė Kosovė janė mė shumė se tridhjet mijė ndėrmarrje nė pronėsi shoqėrore apo shtetėrore, por vetėm 350 prej tė cilave kanė gjasa tė hyjnė nė procesin e privatizimit gjatė viteve tė ardhshme.

Poltikat operacionale

Poltikat operacionale tė hartuara nga AKM-ja pėrcaktojnė detajisht rrjedhat dhe mėnyrat e privatizimit nė Kosovė. Modeli qė ka zėnė vendin kryesor nė kėto politika ėshtė modeli i shumėpėrfolur dhe ashtuquajtur “spin off”. Nė kėtė proces do tė hyjnė ndėrmarrjet qė kanė biznes tė qėndrueshėm dhe qė janė joshėse pėr investorėt e huaj. Ky model funksionon duke bėrė transferin e pasurive dhe tė pėrgjegjėsive tė ndėrmarrjes ekzistuese nė njė ndėrmarrje apo kompani tė re, e cila mė pastaj do t’i shtitet ndonjė investori.

Ndėrmarrjet tjera, qė nuk i plotėsojnė kushtet pėr privatizim do tė hyjnė nė procesin e likuidimit, gjegjėsisht tė shuarjes.

Ēfarė tė mirash i sjell privatizimi vendit tonė?

Me fillimin e kėtij procesi Kosova po bėn njė hap pėrpara nė drejtim tė ekonomisė sė tregut dhe pėrshtatjes sė strukturave, nė tė cilat do tė mbizotrojė tregu i konkurrencės dhe principi i ofertės dhe kėrkesės.

Sot nė Kosovė mbizotėron njė sistem i kombinuar ekonomik qė pėrbėhet nga trajtat e mbetura tė ekonomisė sė planifikuar dhe trajtat relativisht tė reja tė ekonomisė sė tregut. Pra, deri mė tani nuk kishim njė definim tė qartė tė trajtės ekomomike qė mbizotėronte nė shoqėrinė kosovare. Mirėpo, procesi i privatizimit i jep pėrfundimisht vendit tonė kahjen e ekonomisė sė mirėfilltė tė tregut.

Si mjaft pozitiv nė kėtė proces shihet edhe ristrukturimi i ndėrmarrjeve ekzistuese. Nė kėtė ristrukturim vlerė tė veēantė kanė sjellja e kapitalit tė freskėt nga jashtė, investimet nė teknologji tė re, ndryshimet nė strukturėn dhe metodat menaxhuese, etj. Kėshtu ndėrmarrjet bėhen mė tė afta pėr konkurrencė dhe orientohen kah tregu i lirė dhe transparent. Si rezultat i kėtyre zhvillimeve tregu do tė bėhet me fleksibil dhe konsumatori do tė ketė mė shumė mundėsi pėr tė gjetur produkte mė cilėsore nė treg. Ndėrsa, nėn ndikimin e faktorit konkurrencė edhe ēmimet do tė jenė mė flexblile dhe me tendencė rėnie.

Procesi i privatizimit bėn mes tjerash edhe ndarjen e strukturave shtetėrore nga strukturat menaxhuese tė ndėrmarrjeve dhe shuan rolin dirigjues tė shtetit mbi kėto ndėrmarrje. Si rrjedhojė e kėsaj zhvillimet joproduktive si punėsimi joeficient, subvencionimi direkt i ndėrmarrjeve nga arka shtetėrore, etj. nuk do tė jetė evidente.

Anėt negative

Sikur ēdo proces tjetėr edhe procesi i privatizimit sjell me vete anėt e veta negative. Pėrvojat e shteteve nė tranzicion dėshmojnė se nė planin afatshkurtėr ky proces shpesh duket si i dėshtuar. Kjo edhe nga fakti se shumė njerėz humbasin vendet e tyre tė punės ngase ato nga pronari privat mund tė konsiderohen si joeficiente dhe joproduktive. Kėto zhvillime pėrpos qė rėndojnė gjendjen sociale nė njėren anė, nė anėn tjetėr ulin edhe konsumin e pėrgjithshėm dhe shkaktojnė ērregullime tė pėrkohshme nė ekonominė e njė vendi.

Nė Kosovė, statusi politik i pazgjidhur, qė rezulton me masa tė pamjaftueshme preventive pėr mbrojtjen e tregut nga kontrabanda, pastaj mungesa e sigurisė, infrastuktura e dobėt, joprofesionaliteti i shėrbimeve publike, mungesa e informimit tė drejtė dhe direkt tė investorėve tė huaj etj. janė disa nga karakteristikat qė bien ndesh me parimet e ekonomisė transparente. Nė kėto rrethana investorėt potencial e sidomos ata tė huaj do ta kenė mjaft veshtirė qė nė kalkulimet e tyre tė nxjerrin ndonjė rezultat pozitiv pėr t’u bėrė pjesė e kėtij tregu. Gjendja rėndohet edhe mė shumė nga mosinvolvimi direkt i instiutioneve tė Kosovės nė kėtė proces. Ekziston rreziku permanent qė nė tė ardhmen me dėshtimet apo keqpėrdorimet e mundshme qė mund tė shfaqen si pasojė e kompetencave tė paqarta, pergjegjėsitė pėr dėshtimet eventuale tė bėhen gjithashtu tė paqarta.

Praktika negative tė vėrejtura nė vendet e tranzicionit

Njė dukuri mjaft negative, qė mund tė paraqitet nė fillimin e kėtyre proceseve ėshtė e ashtuquajtura “END GAME” apo fundi i lojės. Kjo dukuri manifestohet nė atė mėnyrė ku menaxherėt dhe punėtoret jo rrallė keqpėrdorin pėrgjegjėsitė e tyre pėr tė pėrvetėsuar kapitalin e ndėrmarrjes. Si masė e denjė kundėrvėnėse ėshtė pėrshpejtimi i procesit tė privatizimit apo edhe komercializimit tė ndėrmarrjes. Kėto masa mund tė argumentohen asisoj, qė njė kontroll eficient i menaxhmentit mund tė ndėrmerret vetėm nga pronari privat, i cili bėn pėrpjekje qė pėrkundėr konkurrencės tė maksimalizojė rentabilitetin e kapitalit tė tij. Parakusht per kėtė ėshtė edhe nje ndryshim i strukturės nxitėse nė sektorin e ndėrmarrjeve. Pėrpjekjet pėr rritjen e fitimit nė kėtė rast, si motive qenėsore tė ndėrmarrėsve privat, sigurojnė njė sjellje mė tė mirė ndaj resurseve tė mangėta.

Pėr shumė shtete tė tranzicionit procesi i privatizimit ka sjellė me vete edhe pėrvoja tė dhimbshme tė tjetėrsimit tė pasurisė kombėtare. Nuk ėshtė aspak e lehtė qė produktet apo ndėrmarrjet qė njė kohė kanė qenė krenaria e ekonomisė sė njė shteti, sot “brenda natės” tė kalojnė nė duart e njė pronari privat, nga ndonjė vend i huaj dhe tė “varrosin” kėshtu njė pjesė tė identitetit ekonomik kombėtar tė njė vendi.

Sidoqoftė, privatizimi nuk ka alternativė. Ai duhet tė pranohet mė tė gjitha tė mirat e tė kėqijat qė sjell. Kosovarėt duhet tė kenė vazhdimisht parasysh qė nga ky proces vendit tė vet dhe ekonomisė kosovarė t’i sjellin sa mė shumė gjėra pozitive. Kjo ėshtė rruga qė kemi zgjedhur dhe tė cilės duhet t’i pėrmbahemi me konsekuencė.

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org