_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Kosova 2.0


Kujtim Dobruna

2009-ta pėrmbyll dhjetėvjeēarin e parė tė Kosovės nė paqe, periudhė kjo e rimėkėmbjes fizike dhe vendosjes sė themeleve tė ekonomisė sė lirė e tė hapur. Zhvillimi ekonomik i kėsaj periudhe i atribuohet kryesisht sektorit privat dhe ndihmave nga jashtė – pėrjashto dy vitet e fundit, kur shpenzimet publike ishin motor i rritjes. Pėr adhuruesit e babait tė makroekonomisė moderne, J. M. Keynes, tanimė edhe Kosova u bė shembull pėr efektivitetin e ndėrhyrjes sė shtetit nė ekonomi nė kohė krizash.

Nė mungesė tė politikave tė mirėfillta ekonomike rritja e sektorit privat ishte kaotike dhe e paplanifikuar. Nė anėn tjetėr, stabiliteti i qėndrueshėm makroekonomik, me njė rritje solide por tė pamjaftueshme ekonomike, inflacion tė ulėt dhe euron si valutė zyrtare, ishin sinjale tė mira pėr investitorėt e huaj. Struktura e Bruto Produktit Vendor (BPV) e pėrbėrė 60 pėr qind nga shėrbimet, 20 pėr qind nga bujqėsia dhe 20 pėr qind nga industria, dėshmon se ekonomia kishte hyrė nė fazėn post-industriale. Kjo reflektohej veēanėrisht nė strukturėn e tregtisė sė jashtme, ku sipas Bankės Qendrore tė Kosovės eksporti i shėrbimeve nė vitin 2008 ishte rreth 20 pėr qind mė i lartė se ai i mallrave. BPV-ja pėr kokė banori u katėrfishua, por ende mbetet larg nivelit tė vitit 1990 (2815 USD).

Procesi i pėrshtatjes strukturore, nė veēanti privatizimi, dha rezultate fare modeste. Shumė nga pėrparėsitė krahasuese qė vendi i gėzonte dikur, nuk mbijetuan. Sektorė tė tėrė pushuan sė ekzistuari. Motoja e zhvillimit ekonomik nė kohėn e administrimit ndėrkombėtar ishte tė sigurohej njė mbijetim i thjeshtė. Disa ekspertė perėndimorė e cilėsonin kėtė si qasje kolonialiste. Mė vonė, kur pėrgjegjėsitė kaluan te vendorėt, motoja ishte “3E” (Ekonomi, Energjetikė, Edukim). Virtuozėt e humorit tė zi nė kryeqytet e riemėruan nė “3K” (Krim, Korrupsion, Keqmenaxhim). Ekonomia vazhdoi tė pėrballej me sfida serioze, para sė gjithash me mungesė vizioni; ėndrra pėr t’u bėrė eksportues i energjisė elektrike u vu nė pikėpyetje; edukimi shėnoi ngritje tė cilėsisė, por mbeti larg nivelit tė dėshirueshėm. “3K”-tė ishin dhe vazhdojnė tė jenė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me “3E”-tė. Ato kanė shėnuar progres. Pasojat janė tė ndjeshme kudo.

Kjo, me pak fjalė, ishte Kosova 1.0 (1999-2009).

Dhjetėvjeēari i dytė nė paqe na gjen me sfidat e njėjta. Pėr tu pėrballur me to nė radhė tė parė kėrkohet pėrkushtim politik nė nivelet mė tė larta. Vargu i punėve dhe detyrave qė duhet bėrė pėr arritjen e njė zhvillimi tė qėndrueshėm socio-ekonomik – Projekti Kosova 2.0 – ėshtė i gjatė. Zvogėlimi i papunėsisė, pėrkrahja pėr sektorin privat, rritja e eksportit, rritja e bashkėpunimit ekonomiko-tregtar me rajonin e posaēėrisht me partnerin natyral Shqipėrinė, stabiliteti social dhe politik, etj. janė vetėm disa nga ēėshtjet qė nuk presin.

Nėse pajtohemi me presidentin Sarkozy dhe nobelistin Stiglitz se BPV nuk ėshtė mė tregues real i fuqisė sė njė ekonomie, sepse ajo e injoron progresin social dhe mirėqenien e qytetarit, atėherė listės sė mėsipėrme tė detyrave duhet shtuar edhe luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit, ruajtjen e ambientit, eficiencėn e sistemit shėndetėsor dhe zbutjen e pabarazisė nė tė ardhura. Qarqe serioze tė ekspertėve tanimė marrin parasysh edhe Indeksin e Zhvillimit Njerėzor, shkallėn e penetrimit tė internetit, numrin e patentave tė regjistruar brenda njė viti, numrin e librave tė rinj tė botuar brenda njė viti, etj, qė na ēon tek sfida tjetėr, ajo qė sot quhet “pasuria e kombit”, pra popullata e re e Kosovės. Kjo popullatė, veēmas ajo urbane, tanimė e flet gjuhėn e globalizimit. Por, ajo ka shumė nevojė pėr stimulim tė inovacionit, kreativitetit, edukimit dhe aftėsimit. Tė gjitha kėto sfida janė njėkohėsisht parakushte nė rrugėn drejt Brukselit. E zgjidhjet pėr to nuk duken, shpesh as nė formė tė tentativės.

Prandaj, qė tė pėrballemi me trashėgiminė nga Kosova 1.0, tė lėmė pėr njė ēast mėnjanė “3E”-tė dhe”3K”-tė, dhe, nė frymėn e Forumit tė Davosit 2010, tė fillojmė nga “3R”-tė: Rimendo, Ridizajno, Rindėrto (Rethink, Redesign, Rebuild).


(Ky shkrim ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmėn Zėri, tė datės 11 shkurt 2010).

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org