_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
2010- vit i bursės shqiptare?

2009 ishte viti kur kapitalizmi nuk u dorėzua. Nė vend tė kapitullimit ai vendosi tė reformohet dhe t’i pėrshtatet kushteve tė reja. Por, pėrkundėr entuziazmit tė mundshėm, mė e keqja nuk ka kaluar krejt akoma. Viti i Ri 2010 nuk do tė jetė vit i festimeve sepse pėr shkak tė djegies sė buzėve prej qumėshtit tė nxehtė tė dėshtimeve financiare tė viteve 2008 dhe 2009, me 2010 do t’i fryhet edhe kosit. Ēfarė pritet tė ndodhė dhe cili do tė jetė fati i ekonomisė dhe financave nė botė dhe vendet ku jetojnė shqiptarėt me 2010?

Lokomotivat e ekonomisė globale, Amerika dhe Evropa, do tė vazhdojnė rrugėtimin drejt stabilizimit. Sipas konsensusit tė prognozuesve nga banka tė ndryshme globale, nė vitin 2010, SHBA-ja dhe vendet evropiane pritet tė pėrjetojnė rritje tė GDP-sė rreth 3 pėr qind. Megjithatė, viti 2010 do tė jetė edhe vit kur qeverive amerikane dhe evropiane do t’u duhet tė pėrballen me dy probleme shumė tė mėdha qė quhen deficite tė thella buxhetore dhe papunėsi e lartė.

Nė anėn e botės ku lind dielli, Japonia pritet tė vazhdojė ecjen e saj prej somnabuli dhe kompanitė eksportuese tė saj, si fjala bie Toyota dhe Panasonic, do tė kenė telashe me shitjet pėr shkak tė kėrkesės sė dobėsuar nga konsumatorėt nė SHBA dhe Evropė. Njė problem tjetėr i Japonisė do tė jetė monedha yen, e cila momentalisht ėshtė nė nivelin mė tė lartė nė 14 vitet e fundit pėrkundrejt dollarit amerikan. Pėrndryshe, ekonomitė tjera tė Lindjes sė Largėt dhe Pacifikut edhe me 2010 pritet tė korrin rritje dhe suksese dhe nuk do tė ndėrpresin marshin e zhvendosjes sė ekuilibrit tė fuqisė ekonomike planetare drejt Azisė, mė saktėsisht drejt Kinės dhe Indisė.

Sidoqoftė, ngritja dhe ndihma mė e madhe pėr ekonominė botėrore nė vitin 2010 duket qė do tė vjen nga vendet e Amerikės Latine. P.sh. indeksi i bursės sė Brazilit, BOVESPA, gjatė vitit 2009 ėshtė rritur mbi 80 pėr qind. Kjo ka ndodhur pėr shkak tė menaxhimit vizionar tė ekonomisė, kėrkesės sė lartė tė brendshme, bursave moderne braziliane dhe rritjes sė ēmimeve tė naftės, metaleve dhe drithėrave- me tė cilat Brazili ėshtė shumė i pasur. Ekonomia braziliane, qė prej vitit 2003 kur udhėheqjen e Brazilit e mori Presidenti Luiz Inacio Lula Da Silva, ėshtė zgjeruar mesatarisht 4.1 pėr qind pėr ēdo vit.

Porse, Amerika Latine ofron edhe shembullin se si nuk duhet tė udhėhiqet, siē ėshtė rasti me Argjentinėn dhe Kryetaren- Cristina Fernandez de Kirchner. Popullariteti i saj ka zbritur nė nivelin e turpshėm prej 20 pėr qind. Natyrisht qė ka arsye tė thella pėr kėtė rėnie tė lirė tė dashurisė pėr de Kirchner. Me 2009 ajo konfiskoi 24 miliardė dollarė tė fondeve pensionale, shtetėzoi njė ndėr kompanitė ajrore kryesore dhe vendosi taksė prej 35 pėr qind pėr fermerėt qė donin tė eksportonin sojėn e tyre jashtė shtetit. Nėn menaxhmentin e saj investitorėt dhe zhvillimi ekonomik kanė shmangur Argjentinėn sikur murtajėn. Si rezultat i kėtij keqmenaxhimi dhe rrudhjes ekonomike tė vendit tė saj askush nuk do tė duhej tė habitej po qė se me 2010 de Kirchner do tė rrėzohet nga pushteti.

Ku qėndrojmė ne- shqiptarėt- nė arenėn e ekonomisė botėrore? Mund tė thuhet qė kriza e fundit e viteve 2008-2009 na ka kursyer pakėz mė tepėr se shumė tė tjerė, porse kjo ka ndodhur kryesisht pėr shkak tė superstrukturės sė pazhvilluar financiare dhe bazės primitive tė ekonomive tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė. Pra pėr shkak tė faktorėve jashtė aftėsive tona menaxhuese, administrative dhe qeverisėse. Mirėpo gjėrat do tė ndryshojnė nėpėr tėrė sistemin ekonomik botėror gjatė Vitit tė Ri. Me 2010 menaxhimi i dobėt ekonomik nuk do tė mund tė fshihet mė sepse do tė ballafaqohet me konkurrencėn e ekonomive qė po kėndellen.

Shqiptarėt duhet urgjentisht, e jo mė larg se 2010, tė pėrfundojnė fazėn e tranzicionit. Njė punė qė nuk mundemi ta shtyjmė mė tutje pas vitit 2010 ėshtė etablimi i bursės sė parė shqiptare. Vėshtirė pėr ta besuar, por e vėrtetė: sot nuk ka vend nė Ballkan qė nuk ka bursė, pėrveē Shqipėrisė dhe Kosovės. Ne jemi kombi i vetėm nė Ballkan qė nuk kemi tregje formale tė kapitalit dhe titujve financiarė- bile edhe entiteti serb nė Bosnje, qė nuk ėshtė shtet- Republika Srpska- e ka bursėn e vet nė Banjallukė.

Kanė kaluar 19 vjet nga pėrmbysja e komunizmit dhe edhe pse Republika e Shqipėrisė ka pėrpunuar legjislacionin e bursės dhe tregjeve themelore financiare, pėrpos ankandeve pėr bonot e thesarit tė aranzhuara nga qeveria, nė bursėn e Tiranės nuk ka tė listuar asnjė kompani dhe nuk tregtohen aksione, bono tė korporatave apo letra tjera me vlerė. Nė anėn tjetėr, Republika e Kosovės, pas ēlirimit nga okupacioni serb dhe pėrkundėr prezencės sė qindra ekspertėve ndėrkombėtarė pėr mė shumė se dhjetė vite nė Prishtinė, ende nuk ka nisur as draftimin e legjislacionit pėr tregje tė kapitalit. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės do tė duhej tė konsideronin versionin e pėrvetėsimit tė legjislacionit shqiptar dhe nuk do tė duhej tė hezitojnė tė marrin edhe nga pėrvojat e Maqedonisė, Malit tė Zi dhe vendeve tjera.

Shikuar nga perspektiva e eficiencės ekonomike Shqipėria dhe Kosova, nė fakt, do tė tregonin menēuri nėse gjatė vitit 2010 bashkėpunojnė ngushtė dhe eventualisht krijojnė njė bursė tė vetme tė pėrbashkėt- le tė themi nė Prizren. Kjo ėshtė e mundur sepse bursa mund tė jetė nė pronėsi publike, private apo publiko-private dhe lokacioni fizik nuk luan rol tė rėndėsishėm. Pėr mė mirė- njė bursė pėr dy vende do tė ishte nė harmoni me integrimet dhe reformat e sistemit global ekonomiko-financiar dhe do tė lejonte dy shtetet tė pėrgatisin kuadėr mė tė kualifikuar pėr mirėvajtje tė proceseve dhe tregtimit mė shpejt dhe nė mėnyre efektive tė formojnė mekanizmat si Komisioni i Bursės dhe Titujve Financiarė, qė do tė mbikėqyrte tregtimin dhe mbarėvajtjen e bursės dhe tregjeve tė kapitalit nė tė dy republikat- asaj tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės. Ekspertėt dhe profesionistėt shqiptarė tė cilėt punojnė nėpėr bursa tė njohura nė Amerikė dhe Evropė sigurisht qė nuk do tė ngurrojnė tė mbėshtesin atdheun e tyre nė kėtė ndėrmarrje tė rėndėsishme.

Po tė kishim pasur tregje kapitali dhe bursa procesi i privatizimit nė trojet tona nė Ballkan do tė kishte qenė vėrtetė transparent dhe jashtėzakonisht mė i suksesshėm se sa ka qenė prej kur shqiptarėt rrėzuan sistemin monist dhe ekonominė e komanduar nė tė gjitha anėt e kufijve tė tyre. Jemi vonė dhe ēdo vonesė e re do tė jetė goditje e rėndė pėr integrimet tona nė tregjet rajonale, evropiane dhe globale. Nuk duhet tė vajtohet, por duhet tė punohet. Nuk ka mė shfajėsime. Kur jemi prapa dhe tė tjerėt kanė komoditetin tė ecin, ne duhet tė vrapojmė. Qasja nė burime dhe menaxhim tė kapitalit ėshtė vendimtar lidhur me tė ardhmen, zhvillimin ekonomik dhe pavarėsinė e njė vendi apo populli.

Qeveritarėt e kombit shqiptar me 2010 duhet ta kuptojnė se tė pėrqafosh dhe tė modernizosh ekonominė e tregut pa tregje kapitali dhe bursė, ėshtė sikur tė mendosh qė do tė fluturosh pa krahė dhe do tė fitosh njė garė fluturimi kundėr atyre qė kanė helikopterė dhe aeroplanė. Nė kėtė ndėrlidhje, nė shtetet tjera me shqiptarė nė regjion, si nė Maqedoni dhe Mal tė Zi, tė rinjtė dhe profesionistėt shqiptarė do tė duhej tė inkuadrohen dhe tė stėrviten nė zejen e investimit dhe tregtimit nė bursat e Shkupit, Podgoricės dhe qyteteve tjera regjionale.

Ndėrrimi i moteve ėshtė moment i mrekullueshėm pėr tė shprehur dėshirimet dhe nevojat, por edhe pėr tė planifikuar. Sistemi ekonomiko-financiar global ėshtė duke ndryshuar. Ata- qė nuk do tė jenė gati kur treni tė ketė lėnė stacionin nė vitin 2010- do tė detyrohen tė paguajnė pėr mosveprim. Pasojave tė ndryshimeve, si tė mira ashtu edhe tė kėqija, nuk do tė mund t’u ikin as shqiptarėt nė Ballkan. Le tė urojmė qė viti 2010 do tė jetė vit i kthesės sė ekonomisė botėrore dhe shqiptare- viti i bursės sė parė shqiptare. Gėzuar!

Uk Lushi

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org