_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Integrimi nė BE, megjithatė pika e zezė

Nga Naim Gashi


Ėshtė e qartė se vendimet nė BE merrem me konsensusin e tė gjitha vendeve anėtare. Megjithatė, tė gjitha vendet e BE-sė, qoftė edhe ato shtatė shtete qė kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės, e pranojnė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė BE, prandaj nuk ka arsye qė tė kundėrshtohet fillimi i procesit tė stabilizim asociimit. Komisioni Evropian nė shumė raste kur ka patur gatishmėri politike ka gjetur alternativa pėr t'i ēuar gjėrat pėrpara. Rasti i fundit ėshtė gjetja e konsensusit me Holandėn dhe Belgjikėn qė edhe ato ta japin pėlqimin pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit me Serbinė, pa u plotėsuar kriteri pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės nė Hagė


Administratorėt e UNMIK-ut, zyrtarėt e Komisionit Evropian, Kėshillit Evropian, anėtarėt e Parlamentit Evropian etj, qė nga viti 1999, me dhjetėra herė kanė pėrsėritur frazėn, se edhe pėrkundėr statusit tė pazgjidhur politik, ata nuk do tė lejojnė qė Kosova tė mbetet pika e zezė nė rajon nė aspektin e integrimeve.
Nėntė vite pas vendosjes sė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė dhe gati katėr muaj pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj, Kosova mbetet nė pozitėn ‘vendnumėro’ nė procesin integrues. Ajo ėshtė njohur nga 20 shtete anėtare tė Bashkimit Evropian, por pėrafrimi ende nuk ka filluar. Aktualisht ėshtė duke vazhduar sė funksionuari Mekanizmi Pėrcjellės i Stabilizim Asociimit tė Kosovės me BE-nė, po ky ėshtė vetėm njė surrogat i procesit tė mirėfilltė tė stabilizim asociimit, pasi qė Kosova nė kėtė proces mund tė plotėsojė tė gjitha kriteret (pėr ēka ekzistojnė pikėpyetje tė mėdha) por ajo nuk ka tė drejtė tė nėnshkruajė ende marrėveshje kontraktuale me BE-nė.

Tė pėrjashtuar nga shkurtimi i regjimit tė vizave

Deklaratat se nuk do tė lejojmė qė Kosova tė mbetet pika e zezė nė rajon nė procesin integrues, kėrkon pėrgjigje nga Komisioni Evropian, nė atė se si mund tė themi qė vendi ynė nuk ėshtė pika e zezė kur tė gjitha vendet e rajonit, prej vitesh e kanė filluar procesin e stabilizim asociimit, madje tė gjithė fqinjėt tanė me pėrjashtim tė Bosnjės, e cila pritet qė ta kryejė kėtė punė gjatė verės, e kanė nėnshkruar marrėveshjen e stabilizim asociimit dhe presin nga Brukseli marrjen e datės pėr anėtarėsim.
Si mund t’ju thotė Komisioni Evropian qytetarėve tė Kosovės se ata nuk janė pika e zezė nė procesin integrues, kur tė gjitha vendet e Ballkanit, ose i kanė nėnshkruar, ose janė nė finalizim e sipėr, tė marrėveshjeve pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave. Derisa gjysma e popullatės sė fqinjėve tanė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, pėrfitojnė nga kėto lloj marrėveshjesh viza falas pėr afat tė gjatė, kosovarėt nuk e kanė njė privilegj tė tillė. Kėto dy vende tashmė kanė marrė listat e rekomandimeve pėr tė shkuar edhe nė hapin tjetėr tė radhės, heqjen e vizave nė tėrėsi, ndėrsa pėr Kosovėn as qė flitet gjėkundi. Me regjimin aktual tė vizave pėr Ballkanin, kosovarėt paguajnė mė sė shumti pėr viza, nė krahasim me numrin e popullatės, edhe pse janė mė tė varfrit nė rajon.
Perspektiva e anėtarėsimit tė njė vendi nė BE varet nga dy faktorė: pėrmbushja e kritereve pėr aderim nga vendi aspirant dhe gatishmėria e vendeve anėtare pėr t’ju ofruar vendeve kandidate perspektiva pėr aderim. Kėtu kemi ngecje nga tė dy palėt, si nga Prishtina e cila e pėrdor procesin e integrimit mė tepėr nė aspektin deklarativ, si nga Brukseli, i cili ende nuk po gjen rrugė pėr fillimin e procesit tė stabilizim asociimit.

Surrogati- Mekanizmi Pėrcjellės i Stabilizim Asociimit

Pierre Mirel, drejtor pėr Ballkanin nė Komisionin Evropian, i pyetur nga gazetarėt nė Prishtinė se a posedon institucioni qė ai pėrfaqėson ndonjė alternativė qė edhe pėrkundur mungesės sė njohjes nga tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė, tė fillojė Procesi i Stabilizim Asociimit pėr Kosovėn, me plot gojėn tha se kjo qė po bėjnė aktualisht, pra Mekanizmi Pėrcjellės i Stabilizim Asociimit ėshtė punė e ngjashme. E keqja edhe mė e madhe e kėsaj deklarate, pa asnjė bazė, ėshtė se ky konstatim u prit me buzėqeshje dhe me shumė admirim nga i tėrė kreu i ekzekutivit vendor qė e shoqėronte z. Mirel.
Si mund t’i themi opinionit publik qė procesi i stabilizim asociimit dhe mekanizmi pėrcjellės qė aplikon Kosova ėshtė i ngjashėm, kur dihet botėrisht se Kosova ėshtė i vetmi vend pretendent pėr anėtarėsim nė kontinentin e vjetėr i cili nuk ka filluar procesin e anėtarėsimit. Procesi i anėtarėsimit tė njė vendi fillon me procesin e stabilizim asociimit, e ai proces, i cili rėndom merr kohė me vite tė tėra, nė Kosovė ende nuk ka filluar. Kėtė lloj marrėveshje e kanė nėnshkruar tė gjithė fqinjėt tanė, me pėrjashtim tė Bosnjės. Vendet si Maqedonia dhe Shqipėria e kanė kryer kėtė proces kaherė dhe ato janė duke shpresuar tė marrin datėn pėr anėtarėsim nė tetor tė kėtij viti, kur pritet tė publikohet raporti i progresit tė reformave pėr vendet kandidate dhe aspirante.

Pavarėsia nga donacionet

Ėshtė e vėrtetė se BE-ja ėshtė donatori mė i madh nė Kosovėn e pasluftės dhe pritet tė mbetet e tillė edhe nė vitet nė vijim, por ky pėrkushtim i taksapaguesve evropianė duhet tė pėrkthehet edhe nė njė perspektivė tė qartė integruese pėr kėtė vend. Sa mė e qartė qė tė jetė kjo rrugė dhe sa mė e shpejtė tė jetė dinamika e procesit integrues, aq mė shpejt Kosova do tė pavarėsohej nga mbėshtetja financiare e Brukselit dhe donatorėve tjerė.
Projekti pėr shtetin e Kosovės ėshtė pėrqafuar nga fuqitė kryesore tė BE-sė, prandaj tė arriturat nė shtetin mė tė ri do tė jenė sukses apo edhe dėshtim i vet Brukselit zyrtar. Pa perspektivė tė qartė integruese, pa mekanizėm adekuat pėr matjen e kėtij pėrparimi nė procesin integrues, pa krijimin e mundėsisė pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve kontraktuale ndėrmjet Prishtinės dhe Brukselit, nuk mund tė pritet progres nė procesin e reformave. Vendet e rajonit, edhe pse me hapa tė ngadalshėm, po bėjnė pėrparim nė rrugėn e tyre drejt BE-sė, dhe ēdo vonesė pėr pėrfshirjen e Kosovės nė kėtė proces do ta thellojė edhe mė tej hendekun me fqinjėt tanė nė procesin e integrimeve.
Ėshtė e qartė se vendimet nė BE merrem me konsensusin e tė gjitha vendeve anėtare. Megjithatė, secili vend i BE-sė, qoftė edhe ato shtatė shtete qė kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės, e pranojnė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė BE. Komisioni Evropian nė shumė raste kur ka patur gatishmėri politike ka gjetur alternativa pėr t'i ēuar gjėrat pėrpara. Rasti i fundit ėshtė gjetja e konsensusit me Holandėn dhe Belgjikėn qė edhe ato ta japin pėlqimin pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit me Serbinė, pa u plotėsuar kriteri pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės nė Hagė.
Edhe pėr rastin e Kosovės, duhet gjetur alternativė pėr fillimin e mirėfilltė tė procesit tė stabilizim asociimit, pasi qė nuk qėndron aspak konstatimi i Pierre Mirel, se ajo ēfarė po bėjnė aktualisht ėshtė “proces i integrimit”.

Jo “kurse” po “shkolla”

Mekanizimi aktual i Procesit tė Stabilizim Asociimit ėshtė sikur njė nxėnės nė vend se tė dėrgohet nė shkollė, ne e dėrgojmė nė kurse dhe trajnime, mirėpo kjo dije, edhe pse ėshtė e mirėseardhur, mbetet e pacertifikuar dhe nxėnėsi sado i dijshėm qė ėshtė, nuk mund tė kalojė nė shkollėn e mesme. Procesi ekzistues ėshtė i dobishėm pėr Kosovėn, pėr pėrgatitjen e saj pėr plotėsimin e Kritereve tė Kopenhagės, por ky mekanizėm aktual ėshtė vetėm njė “kurs”, pasi qė Kosovės aktualisht i nevojitet njė “shkollė”, e ajo ėshtė procesi i stabilizim asociimit, pėr tė cilin Komisioni Evropian duhet tė kėrkojė konsensusin e shtatė vendeve evropiane qė po hezitojnė ta njohin Kosovėn.

(Autori ėshtė gazetar dhe redaktor i ekonomisė nė agjencinė e lajmeve KosovaLive. Ky shkrim, i publikuar ne gazeten Koha Ditore me 11 qershor 2008, reflekton opinionet personale tė autorit)



 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org