_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Ndizet motori i zhvillimit ekonomik


Kujtim Dobruna / Vjenė, dhjetor 2007

Njė ndėrmarrje e vogėl kosovare ka filluar me prodhimin dhe pėrpunimin e perimeve pėr tregun austriak. Me njė investim jo tė lartė, kompania do tė sigurojė gjatė vitit 2008 punė sezonale pėr mė shumė se 100 veta dhe do tė eksportojė tė paktėn 500 t perime tė pėrpunuara, duke kontribuar kėshtu jo vetėm nė uljen e papunėsisė, por edhe nė rritjen e eksporteve. Ėshtė ky njė shembull aktual pėr kontributin e ēmueshėm qė po jep sektori privat nė zhvillimin e ekonomisė sė vendit.

Dy vitet qė po lėmė pas shėnuan njė kthesė tė rėndėsishme nė strukturėn pėrbėrėse tė Produktit tė Pėrgjithshėm Bruto (PPB) tė Kosovės. Pėrderisa rritja e PPB-sė gjatė viteve tė pasluftės bazohej tėrėsisht nė shpenzimet publike, nė ndihmat financiare nga jashtė, qofshin ato donacione apo dėrgesa tė diasporės, rritja e dy viteve tė fundit bazohet kryekėput nė zhvillimin e sektorit privat. Kontributi i kėtij sektori nė rritjen ekonomike bėhet edhe mė i vlefshėm kur dihet se asistenca e jashtme dhe shpenzimet publike gjatė periudhės nė fjalė kanė rėnė dukshėm. Si i tillė, ky sukses vėshtirė se mund t’i atribuohet politikave tė qėlluara e stimuluese qeveritare, qė nė realitet ishin tė varfra apo shpesh jo ekzistuese. Nė tė vėrtetė, kjo rritje i atribuohet dy faktorėve: shpirtit ndėrmarrės tė biznesit kosovar dhe kontributit tė vazhdueshėm financiar tė diasporės.

Sektori privat dhe investimet e huaja – motorė zhvillimi
Pa hyrė nė detaje analitike tė strukturės sė PBB-sė, mund tė konkludohet se rritja ekonomike edhe nė tė ardhmen do tė varet nga trendi i zhvillimit tė sektorit privat. Kjo pėr arsyen se sektori publik nuk ka as burime tė mjaftueshme dhe as hapėsirė pėr tė luftuar dy problemet emergjente tė ekonomisė: papunėsinė dhe bilancin e lartė negativ tė tregtisė sė jashtme. Institucionet publike nuk kanė kapacitete pėr tė hapur vende tė reja pune. Ato edhe ashtu janė tė stėrngarkuara me shėrbyes civil, numri i tė cilėve duhet tė pakėsohet sipas rekomandimeve tė institucioneve ndėrkombėtare financiare. Nė tė njėjtėn kohė, ndėrmarrjet publike dhe shoqėrore, qoftė pėr shkak tė keqmenaxhimit apo tė vėshtirėsive tė trashėguara, nuk mund tė transformohen nė ēerdhe punėsimi dhe nė gjenerator tė tė ardhurave pa u privatizuar. Andaj, barra pėr tu ballafaquar me kėto dy ēėshtje do tė vazhdojė tė bie medoemos mbi supet e sektorit privat, nė veēanti mbi ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme (NVM).

Por, edhe ky sektor i ka sfidat e veta. Ndryshimet e vazhdueshme nė ambientin e jashtėm afarist, veēanėrisht tė manifestuara me aplikimin e marrėveshjes pėr tregtinė e lirė CEFTA, kanė shtuar presionin e konkurrencės mbi ndėrmarrjet kosovare. Sfidat qė ky integrim rajonal i tregut sjell pėr shumė ndėrmarrje do tė reflektohen nė tri rrafshe:

1. Njė numėr i ndėrmarrjeve kosovare, nė veēanti prodhuese dhe shėrbyese, do tė detyrohen tė bashkėveprojnė mes vete qoftė pėrmes krijimit tė aleancave apo shkrirjeve nė njėra-tjetrėn, nė mėnyrė qė tė rrisin fuqinė e tyre nė treg.

2. Jo pak ndėrmarrje, duke mos qenė nė gjendje t’i bėjnė ballė presioneve tė konkurrencės, do tė detyrohen tė ndėrrojė sektorin e tė kalojnė nė veprimtari afariste me konkurrencė mė tė ulėt ose nė tė kundėrtėn, nėse politikat mbėshtetėse qeveritare edhe mė tutje mungojnė, ato do tė shuhen fare.

3. Njė numėr i ndėrmarrjeve tjera tė suksesshme private do tė gėlltiten nga investitorėt e huaj, qė me vete nuk sjellin vetėm kapitalin, por edhe dijen dhe pėrvojėn se si duhet menaxhuar me ndėrmarrjen nė kushtet e konkurrencės sė shtuar.

Pėrvojat e viteve tė fundit kanė treguar se ndėrmarrjet e suksesshme nė sektorėt shėrbyes, si ai bankar, financiar, i sigurimeve, teknologjisė informative, etj janė mjaft atraktive pėr investitorėt e huaj dhe shumė nga to tashmė gjenden nė duart e tyre. Ky trend me siguri se do tė vazhdojė tė rritet nga momenti i pėrcaktimit tė statusit. Prandaj, rritja e sektorit privat do tė qėndrojė nė pėrpjesėtim tė drejtė me rritjen e investimeve tė huaja direkte.

Investimet pas statusit
Investimet e huaja do tė jenė vendimtare edhe pėr suksesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore dhe publike. Nė veēanti, ato do tė garantojnė realizimin e projekteve tė rėndėsishme tė infrastrukturės me rėndėsi tė veēantė pėr ekonominė e vendit, siē janė autostradat dhe energjetika. Por, pėrkundėr faktit qė vlera e investimeve tė huaja llogaritet tė ketė mbėrritur vlerėn e akumuluar prej 1 miliardė eurosh, Kosova edhe mė tutje mbetet e fundit nė regjion pėr kah shuma e investimeve tė thithura. Pėr mė keq, viteve tė fundit ajo ka humbur hapin e reformave karshi vendeve tė regjionit dhe me kėtė edhe njė pjesė tė madhe tė pėrparėsive krahasuese.

Kthimi i aftėsisė konkurruese dhe rritja e atraktivitetit tė vendit si njė destinacion i pėrshtatshėm pėr investime nė fazėn pas-statusore varet nė njė masė tė madhe edhe nga faktorėt vijues:

Sė pari, ēėshtja duhet tė bėhet preokupim kryesor i qeverisė sė re, qė fillimisht duhet tė pasqyrohet pėrmes hartimit tė strategjisė kombėtare pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja.

Sė dyti, duhet tė forcohet dhe profesionalizohet Agjencia pėr Promovimin e Investimeve, duke u pajisur me staf tė mjaftueshėm dhe profesional dhe duke u vendosur nė kuadėr tė Zyrės sė Kryeministrit, nė mėnyrė qė tė garantohet njė koordinim sa mė i mirė nė mes ministrive dhe institucioneve tė pėrfshira nė promovim tė investimeve.

Sė treti, duhet tė jetėsohet reforma e propozuar fiskale, duke ulur vlerėn e tatimit tė korporatave dhe atij nė tė ardhura personale nė njė tarifė tė fiksuar prej 10 pėr qind.

Kėto janė tri parakushte themelore, kryesisht tė natyrės organizative dhe teknike, tė cilat duhet pėrmbushur brenda njė afati tė shkurtėr kohor, nėse me tė vėrtetė synohet krijimi i njė klime tė pėrshtatshme tė biznesit dhe investimeve dhe njė proces i mirėfilltė i promovimit tė investimeve nė fazėn pas-statusore. Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) ka kohė qė i ka propozuar qeverisė sė Kosovės masat konkrete qė duhet ndėrmarrė pėr implementimin e kėtyre ndryshimeve.

Mendoj se nuk ėshtė e tepėrt tė pėrsėritet se pa investime tė huaja, pa njė sektor privat tė fuqishėm, pa njė strukturė tė shėndoshė tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, Kosova do tė vazhdojė tė jetė vendi mė i varfėr nė Evropė, me shkallėn mė tė lartė tė papunėsisė dhe me probleme tė rėnda sociale. Ajo do tė vazhdojė tė jetė sinonimi i shoqėrisė konsumese qė ka humbur identitetin e saj prodhues. Kėshtu, rritja ekonomike e dy viteve tė fundit fare lehtė mund tė dėshmohet si nisma e dėshtuar e njė zhvillimi tė qėndrueshėm ekonomik. Problemet nuk zgjidhen, pa u ballafaquar me to.

(Kjo analizė ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmen "Lajm" tė datės 30 dhjetor 2007)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org