_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Po vijnė rusėt

Kujtim Dobruna / Vjenė, gusht 2007

„Emergency, everybody to get from street“ ėshtė fraza legjendare e komedisė klasike amerikane “Po vijnė rusėt” qė nė vitet e 60-ta tregonte njė storje tė luftės sė ftohtė, kur njė nėndetėse ruse aksidentalisht zbarkon nė qytetin e New England dhe gati sa nuk shkakton Luftėn e Tretė Botėrore. Reagimi kaotik i popullatės sė kėtij qyteti dhe tendencat pėr mobilizim pėr t’ju kundėrvėnė invadimit tė papritur por aksidental rus kanė shumė ngjashmėri me reagimet e politikės ndėrkombėtare ndaj ofensivės mė tė re diplomatike tė Rusisė. Dy aktet e fundit tė kėsaj ofensive, bllokimi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe suspendimi i marrėveshjes pėr armatim konvencional nė Evropė, nuk besoj tė kenė pėr qėllim realizimin e asaj qė nuk kishte ndodhur nė komedinė e lartpėrmendur – njė luftė tė re botėrore. Kėto akte shfaqin para sė gjithash tendencat e Kremlinit pėr kthimin e bipolaritetit politik, ekonomik dhe ushtarak, qė ishte shuar me pėrfundimin e Luftės sė Ftohtė. Tendencat ruse shkojnė nė drejtim tė krijimit tė njė realiteti tė ri gjeostrategjik nė regjionin e Evropės dhe tė Azisė dhe nė forcimin e ndikimit rus pėrmes shfrytėzimit tė lidhjeve me aleatėt e paktė tė mbetur nė kėto regjione.

Baza e aspiratave ruse pėr bipolaritetin
Kthimi i kėtij bipolariteti bazėn e vet e ka nė dy elemente. Sė pari, Rusia udhėhiqet sot nga eksponentėt e KGB-sė, struktura kėto qė me rėnien e perdes sė hekurt kishin humbur privilegjet dhe ndikimin. Me ardhjen e Putinit nė pushtet kėto struktura janė vendosur sot nė pika kyēe tė jetės politike, ushtarake dhe ekonomike ruse dhe kanė sjellė me vete metodat klasike jodemokratike tė mbajtjes sė pushtetit, qė karakterizohen jo vetėm me shkeljen sistematike tė tė drejtave tė njeriut dhe kufizimin e fjalės sė lirė, por edhe me aplikimin e metodave staliniste tė internimit apo edhe tė eliminimit fizik tė kundėrshtarėve politik. Elementi i dytė nė tė cilin bazohen ambiciet ruse pėr kthimin e bipolaritetit ėshtė forcimi i jashtėzakonshėm i ekonomisė vendore, e cila bazuar nė eksportet e gazit dhe tė naftės vetėm nga fillimi i mijėvjeēarit ėshtė rritur pėr mė shumė se 6 pėr qind nė vit. Pėr mė tepėr, futja nėn kontrollin shtetėror e resurseve energjetike i ka mundėsuar klikės sė Putinit pėrdorimin e tyre si armė pėr qėllime politike dhe pėr presion tė jashtėm ndaj vendeve fqinje, por edhe ndaj atyre evropiane.

Shtrirja e influencės nė Ballkan
Gjigantėt energjetik rus nė strategjitė e tyre tė ekspandimit kanė plane pėr tė depėrtuar thellė edhe nė territorin e Ballkanit jo vetėm pėr tė mbuluar kėtė regjion si njė treg tė ri, por edhe pėr tė siguruar njėkohėsisht dalje nė portet e Adriatikut. Nė kohėn kur konkurrenca ndaj kompanive ruse nė regjionin e Ballkanit ėshtė nė rritje e sipėr pėr shkak tė projekteve si Nabucco, ato duket tė kenė gjetur njė mbėshtetje tė fortė tek qeveria serbe, pėr tė cilėn thuhet se i ka premtuar Rusisė dhėnien e disa resurseve tė veta, siē ėshtė industria e naftės, si kundėrshpėrblim pėr mbėshtetjen nė ēėshtjen e Kosovės. Megjithatė, depėrtimi rus deri te bregdeti Adriatik mund tė pengohet pikėrisht nga aktualiteti nė Kosovė. Prandaj, strategjia e diplomacisė sė Putinit, qė kėrkon “zgjidhje tė pranueshme pėr Serbinė”, duket se po i lėviz gjėrat drejt ndarjes sė Kosovės. Sado spekulative tė duket kjo, njė nga arsyet ėshtė se duke ndarė Kosovėn, Serbia dhe Rusia pėrmes Luginės sė Ibrit fitojnė njė qasje shumė mė tė lehtė gjeografike me Malin e Zi pėr tė shtritė tubacionet e veta drejt Adriatikut. Dihet se pėr kėtė gjė territori nė mes tė Serbisė dhe Malit tė Zi ka njė reliev tė papėrshtatshėm gjeografik. Pėrpos kėsaj, rajoni qė shtrihet pėrgjatė kufirit serbo-malazez, Sanxhaku, ėshtė njė territor i banuar me popullatė myslimane dhe si i kėtillė pėr Rusinė strategjikisht i pasigurt pėr projekte tė kėtilla. Aktualisht, kompani tė shumta ruse tashmė kanė futur nė dorė shumicėn e bregdetit malazias duke krijuar infrastrukturėn e nevojshme pėr zgjerimin e ndikimit rus, qė nė kėtė konstelacion duket shumė logjik. Territori i ndarė i Kosovės veriore, nėn sovranitetin serb dhe me pastėrti gati tė qindpėrqindtė etnike serbe, do tė paraqiste njė ambient tė sigurt pėr tubacionet e kompanive energjetike ruse. Pėrpos kėsaj, pėrmes ndarjes Serbia dhe Rusia do tė fusnin nėn kontroll pasuritė e shumta nėntokėsore nė veri tė Kosovės, vlera e tė cilave sipas burimeve tė qeverisė gjermane arrin nė hiē mė pak se 25 miliardė euro.

Ndeshja e dy koncepteve diametralisht tė kundėrta
Ndikimi rus nė kohėn e bipolaritetit tė luftės sė ftohtė ka sjellė vetėm tė kėqija pėr njerėzimin. Tendencat pėr rikthimin e kėtij koncepti janė prandaj nė kundėrshtim me aspiratat e popujve evropian. Rrjedhimisht lufta diplomatike rreth Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare karakterizohet sot me ndeshjen e dy koncepteve diametralisht tė kundėrta. Nė njėrėn anė kemi konceptin euro-amerikan, atė tė botės sė lirė dhe demokratike, tė bazuar nė tė drejtėn e popujve pėr liri dhe vetėvendosje, qė zbėrthehet nė integrimet euro-atlantike. Ndėrsa, nė anėn tjetėr kemi konceptin hegjemonist pan-sllav qė synon tė dobėsojė konceptin e botės sė lirė pėrmes shtrirjes sė influencės sė vet drejt qendrės sė Evropės. Besnikėria e Serbisė ndaj konceptit pan-sllav ka bėrė BE-nė tė pyes veten nėse Serbia me tė vėrtetė ėshtė e interesuar tė shkėputet nga resentimentet tradicionale dhe tė bėhet njė ditė pjesė e integrimeve evropiane. Ndėrsa kosovarėt, kėsaj radhe historikisht tė rreshtuar mirė, pėr decenie me radhė me veprat e tyre tė vazhdueshme tė kompromisit i janė pėrshtatur interesave tė aleatėve dhe kanė dėshmuar orientimin e tyre properėndimor. Kompromiset kosovare fillojnė me Rambujenė pėr tė vazhduar me demilitarizimit e UĒK-sė, shuarjen e institucioneve paralele, kornizėn kushtetuese, dorėzimet vullnetare nė Hagė e deri te pakoja e Ahtisaarit, qė pėr njėrin nga hartuesit e saj, diplomatin austriak Albert Rohan, pranimi i saj ka qenė njė kompromis aq i thellė pėr kosovarėt, sa qė e qon shtetin e ardhshėm tė Kosovės “nė kufijtė e funksionalitetit”. Pyetja qė shtrohet nė kėtė moment pėr strategėt e politikės kosovare ėshtė se a mund tė durojė Kosova kompromise shtesė pėr hir tė kėnaqjes sė ambicieve tė koncepteve pan-sllave?! Pėrgjigja ėshtė JO! Kosovarėt duhet tė dalin nga letargjia diplomatike dhe tė ndėrmarrin hapa konkret pėr tė pėrforcuar pozitėn e vet negociuese. Njė hap i menēur do tė ishte sikur nė zgjedhjet e ardhshme tė shtohet edhe njė fletėvotim i ri, ai i referendumit pėr pavarėsinė e Kosovės. Kjo jo vetėm qė do tė garantonte pjesėmarrje maksimale nė zgjedhje, por do t’i jepte qeverisė sė re edhe njė herė bazėn legjitime pėr t’i ikur presioneve pėr kompromise tė reja.

Sa e fortė ėshtė Rusia?
Ambiciet ruse do tė vazhdojnė tė jenė po aq tė forta, sa edhe ngritja ekonomike e Rusisė dhe jetėgjatėsia e pushtetit tė KGB-istėve. Pėr ekonominė ruse ekspertėt thonė se ajo ka filluar tė shfaqė simptomat e para tė sėmurjes. Ekziston bindja se ajo tashmė ėshtė duke lėnguar nga e ashtuquajtura “sėmundje holandeze”, qė karakterizohet me shkatėrrimin e industrisė dhe rritjen e papunėsisė. Simptomat e para tė kėsaj sėmundjeje nė Rusi konsiderohet tė jenė paraqitur me forcimin e rublės nė krahasim me valutat ndėrkombėtare, si pasojė e tė hyrave tė larta tė kapitalit tė jashtėm nga shitja e naftės dhe gazit. Ky forcim valutor ka sjellė prodhuesit rus buzė greminės, pasi eksportet janė bėrė tepėr tė shtrenjta dhe jokonkurrente dhe ka shkaktuar rrėnimin e shumė industrive. Njė skenar tjetėr pėr dobėsimin ekonomik tė Rusisė ėshtė ai i ndėrprerjes sė tė hyrave nga kapitali i jashtėm ngjashėm me krizėn aziatike tė vitin 1997/98, pasi qė kjo ndėrprerje do tė shkatėrronte sistemin bankar rus dhe do tė bllokonte tėrė sistemin afarist. Sidoqoftė, pushteti rus ėshtė i vetėdijshėm pėr kėto probleme dhe po kujdeset qė njė skenar i kėtillė tė mos ndodhė. Fundja, kjo do tė ishte edhe shuarja e ėndrrės pėr bipolaritetin e ri. Rusėt po ashtu po kujdesen qė pėrmes prolongimit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės tė pamundėsojnė ndikimin e perėndimit nė zgjedhjen e presidentit tė ri rus gjatė vitit 2008 dhe kėshtu tė pėrmbushin njėrin nga dy premisat e rivendosjes sė bipolaritetit – atė tė mbijetesės sė pushtetit tė njerėzve tė KGB-sė. Hė pėr hė rusėt kanė ardhur. Mbetet tė shihet se sa i gjatė do tė jetė qėndrimi i tyre.

(Kjo analizė ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmen Koha Ditore tė datės 10 gusht 2007)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org