Rreth Nesh

  • Misioni

    Misioni ynë është përkrahja zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes promovimit dhe mundësimit të investimeve të huaja, përkrahjes së sektorit të NVM-ve dhe përmes zhvillimit të politikave dhe strategjive ekonomike për Kosovën.

  • Vizioni

    Organizatë udhëheqëse në promovimin dhe mundësimin e investimeve të huaja në Kosovë. Një partner serioz dhe i besueshëm i institucioneve Kosovare dhe ndërkombëtare në hulumtimin dhe zhvillimin e politikave dhe strategjive ekonomike për Kosovën.

  • Profili

    Nisma Ekonomike për Kosovën - ECIKS është një organizatë joprofitabile e themeluar në Vjenë, Austri në Prill të vitit 2003. Qëllimi kryesor i ECIKS është përkrahja e zhvillimit ekonomik të Kosovës, kryesisht përmes promovimit të investimeve të huaja. Për të arritur këtë qëllim, ECIKS vepron në mënyrë të pavarur ose në kuadër të projekteve të financuara nga donatorët.

    Në 5 vitet e para të të veprimit, ECIKS ka qenë pandërprerë i angazhuar në promovimin e investimeve të huaja në Kosovë, ka organizuar konferenca, ka publikuar broshura e studime, ka ofruar shërbime për kompanitë e huaja të interesuara për Kosovën, ka publikuar mbi 2.000 artikuj e analiza në gjuhën angleze e shqipe në Internet dhe ka bashkëpunuar ngushtë me organizatat partnere dhe institucionet e Kosovës.

    Nga nëntori 2006, në kuadër të një projekti të propozuar nga ECIKS e të financuar nga Qeveria Austriake përmes Austrian Development Agency (ADA), ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është njëkohësisht edhe përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit.