Rreth Nesh

KOMITETI I PATRONANCËS

Në prill të vitit 2012 ECIKS ka themeluar një komitet të patronancës me qëllim të shtimit të përkrahjes për investimet e huaja dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Komiteti i nivelit të lartë nga personalitete ndërkombëtare të jetës akademike, ekonomike, politike dhe shoqërore do të përkrahë aktivitetet e ECIKS drejtë promovimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Evropës Perëndimore.

Fillimisht, Komiteti i Patronancës së ECIKS përbëhet nga:

  • Mr. Erhard Busek

    Erhard Busek ka shërbyer si Zëvendës-Kryeministër i Austrisë nga viti 1991 deri më 1995. Ai ishte edhe Koordinator Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore (2002-2008).

  • Mr. Christophe Darbellay

    Christophe Darbellay është anëtar i Parlamentit Zvicerran dhe Kryetar i Partisë Popullore Kristiane Zvicerrane (CVP/PDC).

  • Mr. Franz Fischler

    Franz Fischler ka shërbyer si Komisioner i Bashkimit Evropian për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Peshkim (1995-2004). Nga viti 1989 deri më 1994 Fischler ishte Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Austri, ndërsa nga viti 2012 kryetar i Forumit të Alpbahut

  • Ms. Ulrike Lunacek

    Ulrike Lunacek ishte anëtare e parlamentit austriak dhe nga viti 2009 është anëtare e Parlamentit Evropian. Ulrike Lunacek është momentalisht raportuese e parlamentit evropian për Kosovën dhe zëdhënëse e Partisë së Gjelbërt Evropiane për punët e jashtme

  • Mr. Josef Mayer

    Josef Mayer ka shërbyer në të kaluarën si Zëvendës-Ministër i Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë i Republikës së Austrisë.

  • Mr. Christoph Zöpel

    Ish Ministër Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Profesor në Universitetin Gjerman-Jordanian në Aman dhe profesor nderi në Universitetin e Dortmundit.