Lajme & Evente

04 Dhjetor 2014

Edhe të varfrit pjesë e ekonomisë

Në një konferencë organizuar nga KOSME u konsiderua e rëndësishme që pjesë e ekonomisë inkluzive, të jenë edhe shtresat e “margjinalizuara” të shoqërisë

Përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ekspertët ndërkombëtare, e konsiderojnë të domosdoshme që në ekonominë kosovare të përfshihen edhe shtresave e “margjinalizuara” të shoqërisë. Madje siç u tha të mërkurën në një konferencë me moton: “Zhvillimi i sistemit të tregut inkluziv” përfshirja e shtesës së varfër, është parim për zhvillim ekonomik.

Gjatë kësaj konference e cila u organizua nga Projekti Kosovo SME Promotion Programme (KOSME), që implementohet nga ECIKS, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim, dhe bashkë-financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, u diskutua rëndësia e zhvillimit të politikave të tregut gjithëpërfshirës.

Qëllimi i kësaj konference ishte ngritja e vetëdijes për rëndësinë e krijimit të politikave për zhvillimin e sistemit të tregut inkluziv (IMSD).

Ky, siç u tha në konferencë, është një koncept i zhvilluar nga ekspertët e projektit KOSME dhe ka për fokus inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë dhe shndërrimin e tyre në pjesëtar aktiv në ekonomi.

Ismet Mulaj është Ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë. Ai e konsideroi shumë të rëndësishme krijimit të politikave të tilla me qëllim të mbështetjes të të gjitha shtresave të shoqërisë dhe inkuadrimit të tyre në ekonomi.

Ndërsa Sigrid Meijer, menaxhere e projektit dhe drejtor vendor i Swisscontact, potencoi rëndësinë e konceptit për inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë. Për më shumë, ajo shpjegoi aplikimin e koncepteve të ngjashme në disa ekonomi tjera.

Pjesëmarrës të kësaj konference ishin përfaqësues të organizatave donatore, shoqatave të biznesit dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Ndërsa pjesë e panelit diskutues ishte edhe Dolly Wittberger, konsulente e KOSME dhe eksperte për çështje gjinore, Valdrin Lluka nga KIESA, Rexhep Ilazi nga projekti EMPOWER dhe Hamëz Morina nga ECIKS.

Ndryshe, qëllimi i kësaj konference është që të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e përfshirjes së konceptit Inclusive Market System Development (IMSD) në politikat zhvillimore të Kosovës.

 

IMSD është një koncept pro-të varfërve i zhvilluar nga ekspertët KOSME që koncentrohet në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në shoqëri (si individëve me kualifikim të ulët, grave, minoriteteve, ndërmarrësve të rinj, etj) në mënyrë që të kontribuojë në reduktimin e varfërisë.

<< prapa