Lajme & Evente

24 Shkurt 2013

Në mars shpallet tenderi për ndërtimin e “Kosova e re”


Projekti për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike vazhdon të jetë prioritet për qeverinë e Republikës së Kosovës. Ministri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj, thotë se Komiteti Drejtues i Projektit ka miratuar në fillim të shkurtit projekt-dokumentet e projektit dhe ka marrë vendim për hapjen e periudhës katër javore për komente nga palët e përfshira në proces. Ai thekson se tenderi mund të shpallet gjatë muajit të ardhshëm.


Ministri Beqaj thotë se pavarësisht zvarritjes së këtij projekti, kanë arritur të ruajnë interesimin e investitorëve të huaj për të marrë pjesë në këtë proces.


Ndonëse kundërshtimet nga shoqëria civile vazhdojnë, ai thekson se ndërtimi i Termocentralit të ri është i domosdoshëm për mbylljen e termocentralit Kosova A, siç është planifikuar deri në vitin 2017.


Me këtë projekt parashihet zhvillimi i minierës së linjitit në Sibovc dhe ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re që fillimisht do të ketë 300 megavatë.

/Koha/
<< prapa